Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës autokraci
autokraci:

autokrací,-a f. libr. sistem qeverisjeje e një sundimtari absolut; absolutizëm.

Sinonime / Të përafërta:
absolutizëm
Të ngjashme:
autokratik:

autokratík,-e mb. libr. që lidhet me autokracinë, i autokracisë; që mbështetet në autokraci: pushtet autokratik.

burokraci:

burokrací,-a f. 1. sistem qeverisjeje e drejtimi me shumë nëpunës, që mbivlerësojnë shkresat dhe metodat formale jo të shkathëta; përmb. burokratët. 2. edhe sh. -(të) dhe -ra(t) bised. veprime të zgjatura zyrtare, që zvarritin punët a pengojnë zgjidhjen e çështjeve.

plutokraci:

plutokrací,-a f. libr. 1. sundimi politik i shtresës më të pasur, e cila përqendron në duart e veta pushtetin shtetëror. 2. përmb. tërësia e plutokratëve, plutokratët.

autokrate:

autokrát,-e, -ja f. sh. -e(t).

autokrat:

autokrát,-i m. sh. -ë(t) libr. sundimtar absolut.