Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës autobus
autobus:

autobús,-i m. sh. -ë(t) automjet i mbuluar dhe me shumë vende për udhëtarë: stacion autobusi.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tundje duarsh e lot në sy. Kontejnerët, të kapur nga grremçat e vinçave, do t'i shkarkonin tani në grupe të mëdha: dyqind, katërqind e, ndoshta, me batalione të tëra, drejt e në tokë. Që andej, ushtria do të shpërndahej krejt. Thasët e “Olympias”, të ngarkuar në vagonë të postës, në kamionë, autobusë, biçikleta, motoçikleta, vetura, limuzina apo thjesht në shpina njerëzish, do të ndaheshin në drejtime të ndryshme për të mos u bashkuar më kurrë. Ata që nuk u gjetën dot, do të mbeteshin në Shqipëri. Ndoshta, ndonjë dërgatë tjetër do të vinte më vonë dhe do të nisnin t'i kërkonin prapë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
autobot:

autobót,-i m. sh. -e(t) automjet i pajisur me një fuçi të madhe për të mbartur ujë, naftë e lëngje të tjera.