Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës autobiografi
autobiografi:

autobiografí,-a f. sh. -(të) jetëshkrimi i një njeriu, i hartuar nga ai vetë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...arcsye se ka menduar të nxisë disa çështje të reja, të zgjidhë pak më ndryshe se ç'janë zgjidhur disa çështje të tjera dhe, kohë pas kohe, edhe të flasë, megjithëse marginalisht, edhe për përvojën e tij krijuese imagjinative. Sa ja ka arritur ai këtij qëllimi? Në shënimet dhe esetë e përmbledhjes Autobiografia e popullit në vargje — sikundër janë, bie fjala, Duke shfletuar një dosje vjershash të pabotuara dhe, pak a shumë, Ditët e sotme në poezinë e një të riu, në të cilat drejtpërdrejt ose tërthorazi flet për përvojën e tij krijuese, duke analizuar përfytyrimet vizuele dhe strukturën figurative të...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
autobiografik:

autobiografí,-k, -ke mb. që lidhet me autobiografinë, i autobiografisë: shënime autobiografike; ditar autobiografik.