Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës auto
auto:

auto-I fjalëform. libr. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “që lidhet me automobilat a me automjetet, i automobilave a i automjeteve” (p.sh. autokinema, autokolonë, autotransport, autovinç etj.).

auto:

auto-II fjalëform. libr. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “vetëlëvizës, automatik” (p.sh. automjet, autopilot etj.).

auto:

auto-III fjalëform. libr. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “i vet, i vetes; vetë” (p.sh. autobiografi, autogol, autoportret etj.).

Sinonime / Të përafërta:
autokinema
automjet
autobiografi
Të ngjashme:
alto:

álto,-ja f. sh. -(t) muz. zë i ulët e i thellë i këngëtares; këngëtare me këtë zë.

autor:

autór,-i m. sh. -ë(t) hartuesi a krijuesi i një vepre letrare, artistike, shkencore etj.; ai që ka bërë një vepër të caktuar: autorët e vjetër; autori i letrës; e drejta e autorit.

ato:

ató (dhan. ayre, tr. e shkurt. u; kallz. ato, pas parafj. to, tr. e shkurt. i; rrjedh. atyre, pas parafj. tyre) përem. 1. vetor. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë famërore jo të pranishme ose të përmendura më parë: le të vijnë edhe ato; me to mbaron punë; e kam prej tyre; ato të grave (euf.) të përmuajshmet e grave. 2. dëft. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë femërore larg folësit ose të përmendura më parë se të tjera (kur krahasohen); kund. këto: ato gra; ato pjata; / tregon në përgjithësi mendime, çështje a rrethana që janë përmendur: ato që dinte, i tha.