Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës austriak
austriak:

austriák,-u m. sh. -ë(t) banor vendës i Austrisë ose me prejardhje nga Austria.

austriak:

austriák,-e mb. që lidhet me austriakët a me Austrinë, i austriakëve a i Austrisë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...pranuar. Zakonisht, ne e kalonim ditën ose duke pirë cigare, mbështetur në parmakët e urës, ose te baraka e vogël prej druri, i zoti i së cilës kishte shkruar në hyrje me shkronja të shtrembra "Kafe-Arançata". Ishim gjashtë ushtarë që ruanim urën. Kjo ishte një rrugë ushtarake e hapur nga austriakët, qysh në Luftën e Parë Botërore, dhe e lënë pas dore më pas. Ne erdhëm që në ditët e para pas meremetimit. Ushtarët, që kishin rindërtuar urën, kishin ngritur për ne një fortino dhe një kazermë të vogël. Kështu që i gjetëm të gjitha gati. Mitralozin e rëndë e vendosëm në fortino, kurse të lehtin...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
austriake:

austriák,-e, -ja f. sh. -e(t).