Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aurore
aurorë:

aurór/ë,-a f. sh. -a(t) libr. agu i mëngjesit; agim: aurora polare (boreale) agimi polar (i veriut).

Sinonime / Të përafërta:
agim
Të ngjashme:
autore:

autór,-e, -ja f. sh. -e(t).

gurore:

gurór,-e, -ja f. sh. -e(t) vendi ku nxirren gurë për ndërtim etj.

kurorë:

kurór/ë,-a f. sh. -a(t) 1. rreth i thurur me lule që vihet mbi kokë për zbukurim, mbi varrin e dikujt në shenjë nderimi etj.: nuse me kurorë (në dasmë); kurorë dafine rreth i tillë me gjethe dafine që u vihej në kokë poetëve të shquar; / hist. rreth i stolisur me ar e me gurë të çmuar, që mbanin në kokë mbretërit a perandorët. 2. kokorreth që vihet mbi kokë për të mbajtur shtamba etj. 3. kurorëzim, lidhje martesore; besnikëri bashkëshortore: vunë kurorë; shkeli kurorën; / burrë e grua; djalë ose vajzë në moshë martese: janë tri kurora në një shtëpi. 4. bot. tërësia e degëve, e gjetheve dhe e luleve të një peme a druri; lulesë: kurora e lisit (e ullirit). 5. astr. brerore, aureolë: kurora e Hënës.

arrçore:

arrçóre,-t f. sh. bot. familje drurësh e shkurresh si arrçi etj.

futore:

futór/e,-ja f. sh. -e(t) 1. përparëse. 2. futë.