Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aureolë
aureolë:

aureól/ë,-a f. sh. -a(t) 1. brerore: aureola e hënës. 2. fig. shkëlqimi i madhështisë, i lavdisë ose i nderimit, që rrethon dikë a diçka: aureola e fitores.

Sinonime / Të përafërta:
brerore
Të ngjashme:
alveolë:

alveól/ë,-a f. sh. -a(t) anat. hojëzat e dhëmbëve; / flluska shumë të vogla në mushkëri, në fund të rrugëve të frymëmarrjes a të enëve të gjakut.

aurorë:

aurór/ë,-a f. sh. -a(t) libr. agu i mëngjesit; agim: aurora polare (boreale) agimi polar (i veriut).