Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës auditor
auditor:

auditór,-i m. sh. -ë(t) sallë ku mbahen leksione, referate etj.(zakonisht në një shkollë të lartë); / përmb. tërësia e dëgjuesve në këtë sallë: foli para një auditori të madh.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...krijuesve meditativisht të disponuar. Çdo krijues që hesht për arësye se i pëlqejnë pozat në të vërtetë është i vetëdijshëm se, për shikuesin, heshtja është shprehje e pjekurisë, stabilitetit dhe mençurisë. Heshtjes si pozë intelektuale dhe krijim i iluzionit të mençurisë, prandaj, gjithmonë i nevojitet auditori i shikuesve dhe i dëgjuesve dhe heshtja e këtillë manifestohet, rëndom, nëpër mbledhje, tubime, bankete, ndeja dhe vende të tjera publike. Heshtja si pozë intelektuale shumë shpesh maskohet si heshtje e gjestit filosofik, megjithëse brirat e saj doemos e shpërthejnë maskën: etja për pozë dhe publicitet...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
dyditor:

dyditór,-e mb. që zgjat dy ditë a që kryhet për dy ditë: konferencë dyditore.

çuditur:

çudítur (i, e) mb. që është çuditur: mbeti i çuditur.

autor:

autór,-i m. sh. -ë(t) hartuesi a krijuesi i një vepre letrare, artistike, shkencore etj.; ai që ka bërë një vepër të caktuar: autorët e vjetër; autori i letrës; e drejta e autorit.

ditor:

ditór,-i m. sh. -ë(t) etnogr. e nesërmja e një të kremteje të rëndësishme.

ditor:

ditór,-e mb. që lidhet me ditën, i ditës; që bëhet gjatë ditës, i një dite; që është vetëm për ditën; i përditshëm: regjimi ditor; paga ditore; çerdhe ditore.