Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atyshem
atyshëm:

atýsh/ëm (i), -me (e) mb. që ndodhet aty; kund. i këtushëm: ngjarjet e atyshme.

Antonime:
i këtushëm
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... të cilët mbanin sipas rastit titujt despot, cezar, qefali etj.. Kështu, në krye të provincës së Beratit u vu despoti Ivan Aseni, kunati i carit serb, në Epir u zgjodh Simeon Uroshi, vëllai i tij, kurse në Thesali Qezar Preljubi, i cili në vitin 1355 u vra gjatë një revolte të shqiptarëve të atyshëm. Pushtimi serb solli ndryshime të reja nëpërmjet intensifikimit të shtypjes ekonomike e shoqërore të popullsisë shqiptare. Kodi i Stefan Dushanit, dokumenti kryesor që sanksiononte marrëdhëniet ekonomike, politike e juridike të shtetasve të Perandorisë me pushtetin e carit e të klasës sunduese...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
atësohem:

atës/óhem vetv., -óva (u), -úar bëhem baba; / bëhem me baba duke u birësuar.

atashim:

atashím,-i m. veprimi sipas foljeve.

atashe:

atashé,-u m. sh. -(të) dipl. nëpunës që drejton një fushë veprimtarie në një përfaqësi diplomatike: atashe tregtar (ushtarak).

athem:

áthem vetv. mpihem; athëtohem: m’u athën gishtat. / pës. áthet v. III.

atjeshëm:

atjésh/ëm (i), -me (e) mb. që është atje; kund. i këtushëm: banorët e atjeshëm.