Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atypëratyshëm
atypëratyshëm:

atypëratýsh/ëm (i), -me (e) mb. që ndodh aty për aty; i menjëhershëm, i çastit: përgjigje e atypëratyshme.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shkronjën B. Ç'ishte ai trill i shoqes tënde me atë B-në? Aha, ishte përgjigjur vajza. Fantazitë tona. Ka lidhje me vjershën e Migjenit, kushtuar zonjushës B. Për herë të dytë, me anë të lëvizjes së kokës, bëri shenjën se nuk i kujtohej asgjë. U habit dhe vetë me qetësinë që i dha vendimi i atypëratyshëm për të mos qenë më i sinqertë. Askush nuk e meritonte, mendoi. Ata të dy, te tryeza përpara tij, natyrisht. Por jo vetëm ata. Të gjithë. Duke nisur nga e dashura e tij. Nga gjithë të tjerët, duke mbaruar ndoshta tek ajo e internuara misterioze. Do të bëhej dhe ai si ata. Me sa dukej, ky ishte...

Ismail Kadare, "E Penguara"