Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aty-këtu
aty-këtu:

atý-këtú ndajf. vende-vende, jo kudo: aty-këtu ka edhe gabime shtypi; / herë pas here, më të rrallë: aty-këtu shkëmbenin ndonjë fjalë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...dhe shkëlqente mbi asfaltin e zi të udhës automobilistike. Sikur të mos ishte fillimi i vjeshtës, çdo njeriu tjetër, perveç gjeneralit të porsaardhur, do t’i dukej ky shi monoton një përkim i trishtuar. Ai po vinte në Shqipëri, nga një shtet i huaj, për tërheqjen e eshtrave të ushtarëve të vrarë këtu në luftën e fundit botërore. Bisedimet midis dy qeverive kishin filluar që në pranverë, por marrëveshja përfundimtare u nënshkrua vetëm në fund të gushtit, në kohën e vranësirave të para. Pra, ishte vjeshtë dhe shiu kishte kohën e tij. Gjenerali e dinte këtë. Para se të nisej, kishte mësuar, midis...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...trembet asaj. Shpejtoj të shkruaj këtë kronikë, sepse kohët janë të vrugëta, dhe e ardhmja është errur si asnjëherë tjetër. Pas ngjarjeve ngjethëse të urës njerëzit dhe ditët janë qetësuar disi, por një tjetër zezonë spikat në horizont: shteti turk. Hijet e minareve të tij po mbërrijnë ngadalë gjer këtu. Eshtë një paqe ogurzezë, më e keqe se çdo luftë. Kishim shekuj që fqinjëronim me tokën e vjetër të grekërve dhe ja, pa kuptuar, tinëzisht, si në një ëndërr të keqe, u gdhimë, një mëngjes, fqinjë me perandorinë e osmanëve. Pylli i minareve të saj nxin tejembanë. Kam parandjenjën se do të ndërrojë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...Dreri ishte një nga kafshët e egra më të parapëlqyera të gjahut, i cili përveç mishit dhe lëkurës, u siguronte bujqve primitivë edhe brirët me të cilët bënin vegla të ndryshme bujqësore, si shetër, çekanë etj., dhe që i gjejmë të përfaqësuar mirë sidomos në vendbanimin e Dunavecit e të Maliqit. Po këtu janë zbuluar edhe shumë pesha rrjetash, gropa etj., që dëshmojnë se një formë tjetër e sigurimit të ushqimit të banorëve neolitikë të Dunavecit e të Maliqit ishte dhe peshkimi. Banorët neolitikë të vendit tonë dinin gjithashtu të tirrnin fijen dhe të endnin prej saj rroba me anë të vegjës primitive...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...marrëdhëniet me Migenën. Në një rast tjetër, kjo e fundit do t'i shkaktonte më shumë ankth se pjesa teatrale. Po i afrohej Bankës Kombëtare, kur skena e fundit e grindjes me të iu përtëri në kujtesë me një qartësi të padurueshme. Ishin në të njëjtin vend ku kishin pasur acarimin e mëparshëm, aty ku biblioteka bënte kënd me dritaren. Ishin thënë pothuajse të njëjtat fjalë, dhe lotët e saj ishin po ata. Në të vërtetë ishin pikërisht lotët që kishin nisur ta trembnin. Pa ata lot ndoshta do t'i kishte dhënë fund lidhjes me të qysh para dy javësh. Do ta merrte për një vajzë të përndezur më...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...këtyre letërsive periferike. Të gjithë shkrimtarët, madje edhe ata me prirje më të madhe, janë të shtrënguar të pranojnë, apo të japin, ndikime, por ndryshimi ndërmjet tyre dhe mediokriteteve qëndron aty se shkrimtarët që mendojnë me kokën e vet i asimilojnë, i përvetësojnë ndikimet, kurse mediokritetet ju nënshtrohen plotësisht, bëhen robër të tyre; ndryshimi ndërmjet të parëve dhe të dytëve qëndron aty se të parët krijojnë vepra artistike autektone me disponim të papërtëritur, kurse mediokritetet, duke i shkoqur format e huaja prej kontekstit natyror, artistik, krijojnë kiç-literaturë, që në periferinë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
aty:

atý ndajf. 1. në një vend larg meje, por afër bashkëbiseduesit ose pranë një vendi tjetër të njohur; atje; kund. këtu: po vij aty; aty te ju; aty ku ishim dje; aty hante, aty flinte. 2. afërsisht në atë kohë; atëherë: aty nga dreka (nga shtatori); aty shpejti (bised.) para pak kohësh; aty lashti (bised.) shumë kohë më parë; aty afër afërsisht; aty qante, aty qeshte.

këtu:

këtú ndajf. 1. në një vend të caktuar afër nesh; në po këtë vend; kund. aty, atje: ky këtu; deri këtu; rri këtu; këtu hante, këtu flinte; bam këtu e bam atje; këtu ma solli (ma pruri) ma solli në majë të hundës. 2. nga kjo kohë; në të njëjtën kohë: këtu e dy vjet të shkuara; këtu qante, këtu qeshte; / në këtë çështje, në këtë gjë; mu pikërisht për këtë gjë: këtu të dua; këtu e kisha fjalën; këtu ta kam për këtë e kam fjalën edhe unë.