Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aty-aty
aty-aty:

atý-atý ndajf. bised. 1. aty për aty, në çast. 2. afërsisht njësoj: aty-aty janë të dy.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...përbri tyre tringëllijnë, edhe ato fare ultas, edhe zërat e kalamajve po ashtu, ndërsa pamja e trapit, me traparin e gërmuqët sipër tij, sa më shumë që afrohet, i brengos. Përreth është njëfarë shkretie: bregu i ulët i lumit, vendevende ranishtë, vende-vende baltak, zgjatet gjer tutje, i mbuluar aty-këtu me xunkth. Rreth e rrotull s'ka asnjë shtëpizë, madje as muret e famullisë sonë nuk duken, kurse bujtina më e afërt është ndonjë mijë hapa larg. Pranë trungjeve ku lidhet trapi gjatë natës, është një pllakë e hekurt ku, me shkronja të shtrembëra, janë shkruar fjalët: "Lundra dhe trape”...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...në muajt e ardhshëm të këtij shtegtimi të gjatë, që porsa kishte nisur, ai nuk do t'i përsëriste më këto fjalë. Rebelimi i shkurtër ishte shtypur menjëherë. Këndej e tutje ai do të ishte me ta. Vazhdimisht. Po, ishte lodhur shumë. Gjithë ato rrugë të vështira, ato varre të lagura, aty-këtu grumbuj-grumbuj, aty-këtu të vetmuara, gjithë ajo baltë e mërzitshme, ato fortino gjysmë të shkatërruara (edhe fortinove, si ushtarëve, u kishin mbetur vetëm skeletet). Pastaj ngatërresat me varret e ushtarëve të kombeve të tjera, procesverbalet, shkresurinat dhe ecejaket e pafundme në zyrat vendëse....

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...marrëdhëniet me Migenën. Në një rast tjetër, kjo e fundit do t'i shkaktonte më shumë ankth se pjesa teatrale. Po i afrohej Bankës Kombëtare, kur skena e fundit e grindjes me të iu përtëri në kujtesë me një qartësi të padurueshme. Ishin në të njëjtin vend ku kishin pasur acarimin e mëparshëm, aty ku biblioteka bënte kënd me dritaren. Ishin thënë pothuajse të njëjtat fjalë, dhe lotët e saj ishin po ata. Në të vërtetë ishin pikërisht lotët që kishin nisur ta trembnin. Pa ata lot ndoshta do t'i kishte dhënë fund lidhjes me të qysh para dy javësh. Do ta merrte për një vajzë të përndezur më...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...element të ri kulturor që nuk lidhet me traditën neolitike. Prototipat e saj janë me origjinë të largët nga Ponti në brigjet e Detit të Zi dhe shfaqja e saj në Ballkan, ashtu si dhe në krahinat e tjera të Evropës është e lidhur me dyndjen e madhe të një popullsie baritore që vjen nga stepat e Lindjes aty nga fundi i neolitit. Krahas kësaj qeramike do të vazhdojë të mbijetojë edhe ajo me forma tradicionale neolitike vendëse, e zbukuruar me ornamente të incizuara ose me kanelyra, e cila paraqitet më e pakët në fillimet e shtresave kulturore dhe gradualisht vjen e zë vend parësor në qeramikën e bronzit...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...këtyre letërsive periferike. Të gjithë shkrimtarët, madje edhe ata me prirje më të madhe, janë të shtrënguar të pranojnë, apo të japin, ndikime, por ndryshimi ndërmjet tyre dhe mediokriteteve qëndron aty se shkrimtarët që mendojnë me kokën e vet i asimilojnë, i përvetësojnë ndikimet, kurse mediokritetet ju nënshtrohen plotësisht, bëhen robër të tyre; ndryshimi ndërmjet të parëve dhe të dytëve qëndron aty se të parët krijojnë vepra artistike autektone me disponim të papërtëritur, kurse mediokritetet, duke i shkoqur format e huaja prej kontekstit natyror, artistik, krijojnë kiç-literaturë, që në periferinë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
aty:

atý ndajf. 1. në një vend larg meje, por afër bashkëbiseduesit ose pranë një vendi tjetër të njohur; atje; kund. këtu: po vij aty; aty te ju; aty ku ishim dje; aty hante, aty flinte. 2. afërsisht në atë kohë; atëherë: aty nga dreka (nga shtatori); aty shpejti (bised.) para pak kohësh; aty lashti (bised.) shumë kohë më parë; aty afër afërsisht; aty qante, aty qeshte.