Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atomik
atomik:

atomík,-e mb. që lidhet me atomin, me energjinë e çliruar nga zbërthimi i tij ose me shfrytëzimin e kësaj energjie, i atomit: pesha atomike; reaktor (central) atomik; armë (bombë) atomike.

Të ngjashme:
atavik:

atavík,-e mb. libr. që lidhet me atavizmin; që shfaqet si atavizëm: mendësi atavike.

azotik:

azotík,-e mb. kim. që përmban azot: pleh azotik.

katolik:

katolík,-e mb. që lidhet me katolicizmin, i katolicizmit; që mbështetet në katolicizmin; që përhap katolicizmin: fe (kishë) katolike.

stomak:

stomák,-u m. sh. -ë(t) anat. 1. pjesa kryesore e aparatit tretës në barkun e njeriut dhe të kafshëve në trajtën e një traste muskulore: stomaku i njeriut; stomaku i përtypësve plëndësi. 2. bised. bark.

utopik:

utopík,-e mb. që mbështetet në idetë e utopizmit, utopist; që është utopi, që nuk mund të arrihet, fantastik: pikëpamje utopike; socializmi utopik socializmi paramarksist, i cili mbështetej në dëshirën për një shoqëri pa klasa; projekt utopik; ide utopike.