Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atom
atom:

atóm,-i m. sh. -e(t) grimca më e imët e çdo elementi kimik, që përbëhet nga bërthama dhe nga elektronet: atom oksigjeni (hidrogjeni); zbërthimi i atomit.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...dhe ç) reagimi etik i poetit ndaj të gjitha këtyre cikleve problemesh. Në vizionin e Musa Ramadanit të gjitha mëkatet e gjinisë njerëzore kanë njëfarë temperature pak a shumë të lartë kuptimore. Duke qenë të përsëritura brez pas brezi dhe shekull pas shekulli, atij i bëhet se ato janë shumuar si atomet prej bërthamës së vet: Toka pjesë-pjesë n'pavarësi u ça Uji kulla prej akullit krijoi Flora i shpalli luftë Erës dhe Diellit Fauna e sulmoi edhe Zotin edhe Djallin Njerzit fyta-fyt ndër vedi thikat i ndërsyen . . . -Një diç N'buthtimin vonak mesnateve sekrete Natyrën e flliqi në ballë tri herë!...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
stom:

stom,-i m. sh. -e(t) bregore; ledh: stom dheu (rëre); / rrip toke në mes të një lumi a kënete.

ato:

ató (dhan. ayre, tr. e shkurt. u; kallz. ato, pas parafj. to, tr. e shkurt. i; rrjedh. atyre, pas parafj. tyre) përem. 1. vetor. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë famërore jo të pranishme ose të përmendura më parë: le të vijnë edhe ato; me to mbaron punë; e kam prej tyre; ato të grave (euf.) të përmuajshmet e grave. 2. dëft. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë femërore larg folësit ose të përmendura më parë se të tjera (kur krahasohen); kund. këto: ato gra; ato pjata; / tregon në përgjithësi mendime, çështje a rrethana që janë përmendur: ato që dinte, i tha.

agon:

ag/ón pavet., -ói, -úar 1. nis të zbardhë dita, gdhin: u nisëm pa aguar mirë. 2. fig. lart. nis të duket diçka shumë e dëshirueshme a shumë e mirë: agoi dita e bardhë.

agtim:

agtím,-i m. puhi në ag.

ahoj:

ah/ój jokal., -óva, -úar shpreh një dhembje me ahe, rënkoj; vuaj.