Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ato
ato:

ató (dhan. ayre, tr. e shkurt. u; kallz. ato, pas parafj. to, tr. e shkurt. i; rrjedh. atyre, pas parafj. tyre) përem. 1. vetor. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë famërore jo të pranishme ose të përmendura më parë: le të vijnë edhe ato; me to mbaron punë; e kam prej tyre; ato të grave (euf.) të përmuajshmet e grave. 2. dëft. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë femërore larg folësit ose të përmendura më parë se të tjera (kur krahasohen); kund. këto: ato gra; ato pjata; / tregon në përgjithësi mendime, çështje a rrethana që janë përmendur: ato që dinte, i tha.

Sinonime / Të përafërta:
to
Antonime:
këto
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...bëri që edhe në vendin tonë klima të pësojë ndryshime të mëdha. Në malet e larta të Shqipërisë u formuan akuj të përhershëm, që zbritën deri në lartësinë 1 000 m mbi nivelin e detit. Si pasojë e këtyre ndryshimeve klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit. Nga kafshët e vjetra qëndruan vetëm ato që mundën ta përballonin të ftohtit. Krahas tyre u shfaqën dhe kafshët karakteristike vetëm për kushtet e klimës së ftohtë. Të tilla ishin mamuthi, rinoceronti leshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpellës, hiena e shpellës, dhia e egër etj.. K R E U I LIN DJA DH E FORM IM I I BASH KËSISË PRIM...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...ngarkuar me të njëjtin mision, ka një kritikë therëse ndaj të gjitha llojeve të fashizmit, kjo duket fare hapur. Por Ismail Kadareja, përtej ushtrive musoliniane apo hitleriane, që dogjën dhe gjakosën Shqipërinë, vë në shënjestër të gjitha llojet e ushtrive. Dhe jo vetëm që i denoncon ato, por, në një kuptim, i bën dhe qesharake. (...) Por, përtej personazhit qendror, ajo çka bie në sy në këtë roman është Shqipëria ashtu siç e sheb ai, armiqësore, e sertë dhe aspak mikpritëse për të: ai jo vetëm që është i huaj (dhe Kadareja u bën një portret të mprehtë bashkatdhetarëve të gjeneralit)...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...sipër saj idiotin Gjelosh të UkMarkajve. Ai qeshte me vete, zgërdhihej dhe bënte shenja të marra me duar. Hija e gjymtyrëve të tij hallakatej mbi shpinën e urës dhe zvargej poshtë harqeve gjer mbi ujë. Rrihja të merrja me mend se si mund të ishin futur vallë në trurin e tij të lajthitur të gjitha ato që ndodhën kohët e fundit dhe thashë me vete se kot e kanë njerëzit që qeshin sa herë që e shohin të ecë mbi urë duke belbëzuar e duke tundur duart, ngaqë i dukej vetja se është mbi një kalë. Në të vërtetë, ajo që dinë njerëzit për këtë urë, nuk është më pak e turbullt nga ajo që sajohet...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...mund t'ju nënshtrohen të fundit. Të gjitha shprehjet dhe termat, prandaj edhe shprehja mediokritet, që herat më të shpeshta krijohen prej specialistëve, për të shënuar përmbajtjen e një dukurie që në një shoqëri të caktuar shfaqet në një moment të caktuar historik, kanë fatin dhe historinë e vet. Ato shfaqen, përhapen, pasurohen me nuanca të reja kuptimesh apo çlirohen prej disa nuancash që kishin në zanafillen e tyre; në qoftë se shuhet dukuria që e kishin shënuar, vdesin edhe vetë një ditë. Shprehja mediokritet nuk ka vdekur për shkak se as dukuria e shënuar me anën e saj nuk është shuar dhe...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...shpresonte ta zbulonte ç'fshihej pas tyre, nëse vërtet fshihej diçka. Kishte bindjen se kjo ishte hera e fundit. Atëherë ç'ke? kishte thënë me zë të ngjirur. Së paku, ma thuaj ta di. S'mundem, s'e di as vetë, kishte qenë përgjigjja e saj. S'e di as vetë? Ashtu? Të duket vetja e ndërlikuar? Me ato pusulla alla Marlene Dietrich, të dua dhe s'të dua? Ashtu? E ndiente se nuk e kishte në dorë veten. Tani dëgjo: ti nuk je e ndërlikuar, ti s'je veç një... Deshi t'i thoshte një bibë provinciale, por e mbajti gojën. Ti s'je veç një skizofrene ose... një spiu... Ndonëse kishte mundur ta gëlltiste...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
ajo:

ajó (dhan. asáj, tr. e shkurt. i; kallz. atë, pas parafj. të, tr. e shkurt. e; rrjedh. asáj, pas parafj. saj) përem. 1. vetor. tregon një frymor a një send të gjinisë femërore jo të pranishëm ose të përmendur më parë: erdhi ajo; atë e kanë thirrur; vete unë për të. 2. dëft. tregon një frymor a një send të gjinisë femërore larg folësit a të përmendur më parë se një tjetër (kur krahasohen); kund. kjo: ajo e di, jo kjo; / tregon një frymor a një send në përgjithësi, një gjendje a një rrethanë: po ajo e njëjta grua, kafshë a gjë tjetër; / bised. përdoret para një emri femëror njëjës për të përforcuar vlerësimin, mospërfilljen etj.: në atë luginë; atë natë; ajo farë vajze; përveç asaj…; / euf. zëvendëson emrin “sëmundje” kur s’duam ta zëmë në gojë: ajo punë (e tokës, e fëmijëve) sëmundja e tokës.

alo:

álo pasth. thirrje kur flasim në telefon.

alto:

álto,-ja f. sh. -(t) muz. zë i ulët e i thellë i këngëtares; këngëtare me këtë zë.

apo:

apó lidh. 1. përdoret për të kundërvënë dy fjali, dy pjesë të fjalisë a dy gjymtyrë të një togfjalëshi foljor, kur shprehim dyshim, mohim, një veprim në shkallë të lartë etj.: nuk deshi, apo nuk e lanë?; sot apo nesër?; qeshte apo s’qeshte! 2. bised. ose: mirë apo keq… 3. si pj. së bashku me “jo” ose “nuk” përforcon një pohim a një mohim: apo nuk ishte i gojës!; nuk vlen fare, apo jo?

ata:

atá (dhan. atyre, tr. e shkurt. u; kallz. ata, pas parafj. ta, tr. e shkurt. i; rrjedh. atyre, pas parafj. tyre) përem. 1. vetor. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë mashkullore jo të pranishme ose të përmendura më parë: erdhën ata; ata s’duan; disa prej tyre; rri ca me ta. 2. dëft. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë mashkullore larg folësit ose të përmendura më parë se të tjera (kur krahasohen); kund. këta: ata fëmijë; ata plepa; atyre që mungojnë; / tregon frymorë a sende në përgjithësi, kushdo; / bised. përdoret para një emri mashkullor shumës për të përforcuar vlerësimin, mospërfilljen etj.: po ata kuaj; po ata aktorë; gjithë ata njerëz!