Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atmosfere
atmosferë:

atmosfér/ë,-a f. 1. ajri rreth Tokës ose rreth disa trupave të tjerë qiellorë; / ajri që thithim diku: ndotja e atmosferës. 2. fig. kushtet a rrethanat e jetesës ose të një veprimtarie, mjedis: atmosferë miqësore; atmosferë pune (feste). 3. edhe sh. -ë(t), fiz., tek. njësi matëse e trysnisë së gazeve dhe të lëngjeve, e barabartë me trysninë e një kilogrami në një centimetër katror.

Në literaturë:
Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...mbi dhunë të saj ne kemi një dhanti: Ajo di t'marri, ne — edhe t'krijojmë njeri. në e parë mund të duket e thellë kuptimisht por, në realitet, nuk sjell farë përjetimi të ri, as farë atmosfere poetike e as farë konteksti meditativ. Ajo mbështetet në konstatimin e një të vërtete që e di çdo njeri, domethënë që është banale për poezinë, prandaj asnjë lexuesi s'mund t'i sjellë atë përjetimin e të papriturës, që duhet t'i sjellë fjala ...

Të ngjashme:
atmosferik:

atmosferík,-e mb. që lidhet me atmosferën, i atmosferës: shtypje (trysni) atmosferike; kushtet atmosferike.