Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atmosferë
atmosferë:

atmosfér/ë,-a f. 1. ajri rreth Tokës ose rreth disa trupave të tjerë qiellorë; / ajri që thithim diku: ndotja e atmosferës. 2. fig. kushtet a rrethanat e jetesës ose të një veprimtarie, mjedis: atmosferë miqësore; atmosferë pune (feste). 3. edhe sh. -ë(t), fiz., tek. njësi matëse e trysnisë së gazeve dhe të lëngjeve, e barabartë me trysninë e një kilogrami në një centimetër katror.

Të ngjashme:
atmosferik:

atmosferík,-e mb. që lidhet me atmosferën, i atmosferës: shtypje (trysni) atmosferike; kushtet atmosferike.