Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atlas
atlas:

atlás,-i m. sh. -e(t) përmbledhje hartash gjeografike ose hartash, pasqyrash, skicash etj. me të dhëna shkencore sipas vendeve ku gjenden: atlas gjeografik (botanik, dialektologjik).

Të ngjashme:
atllas:

atllás,-i m. sh. -e(t) tekst. pëlhurë mëndafshi artificial, e lëmuar dhe me shkëlqim: perde atllasi.

afras:

áfras (áfrazi) ndajf. nga afër; afër.

altar:

altár,-i m. sh. -ë(t) 1. vjet. therore1. 2. fet. tryezë në kungën e kishës, ku bëhen shërbesat më të rëndësishme. 3. fig. lart. simbol i sakrificës e i flijimit: në altarin e lirisë.

alla-:

alla- fjalëform. bised. pjesë e parë e fjalëve të prejardhura, me kuptimin “si…, ashtu si…; sipas…” (p.sh. allafrënga, allaturka etj.).

allah:

alláh,-u m. fet. Zoti (sipas besimit mysliman).