Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atkinë
atkinë:

atkín/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pelë shale. 2. fig. vajzë a grua e re, e fuqishme dhe e shkathët.

Të ngjashme:
ançinë:

ançín/ë,-a f. sh. -a(t) anë mali, zakonisht e zhveshur.

kthinë:

kthín/ë,-a f. sh. -a(t) pjesë a e ndarë e një shtëpie; dhomë: kthinë e vogël.

lakinë:

lakín/ë,-a f. sh. -a(t) lak mali a kodre, qafë; udhë gjarpëruese.

makinë:

makín/ë,-a f. sh. -a(t) 1. tek. mekanizëm a mjet që vihet në lëvizje nga një burim energjie dhe që kryen punë të ndryshme: makinë korrëse (qepëse, larëse); makinë llogaritëse; / bised. automobil, automjet: makinë mallrash kamion; rrugë makinash; erdhi me makinë. 2. fig. tërësi organesh a institucionesh që punojnë si një mekanizëm për të kryer një veprimtari të caktuar: makina shtetërore.

patinë:

patín/ë,-a f. kryes. sh. -a(t) këpucë të posaçme, me teh poshtë, për të rrëshqitur mbi akull.