Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atjeshem
atjeshëm:

atjésh/ëm (i), -me (e) mb. që është atje; kund. i këtushëm: banorët e atjeshëm.

Antonime:
i këtushëm
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...anash, i pëshpëriste me zë të mbytur "Murrash, Murrash”, me shpresë se tjetri mund ta dëgjonte. Pasi e bënte shumë herë këtë gjë, ikte kryeulur. Plaka Ajkunë erdhi në të shtatat, ditën kur besohet se i vdekuri bën përpjekjen e parë, atë më të dëshpëruarën, për t'u shkëputur prej vargojve të atjeshëm. Qëndroi me orë te tëra përpara harkut të parë, pa thënë asgjë. Ishte diçka, për të cilën edhe përvoja e më pleqve s'jepte asnjë përgjigje. Kaluan ditë, pastaj javë të tjera, po afronin të dyzetat, kohe në të cilën besohej se të vdekurit e plasin kokërdhokët e syve, dhe atëbotë të gjithë e kuptuan...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
asgjëshëm:

asgjësh/ëm (i), -me (e) mb. libr. që nuk ka asnjë vlerë a rëndësi.

atësohem:

atës/óhem vetv., -óva (u), -úar bëhem baba; / bëhem me baba duke u birësuar.

datueshëm:

datúesh/ëm (i), -me (e) mb. që mund të datohet: mbishkrime të datueshme.

ndjeshëm:

ndjésh/ëm (i), -me (e) mb. 1. i aftë të kapë ngacmimet nga bota e jashtme dhe të reagojë shpejt ose t’u përgjigjet atyre në një shkallë të lartë: vesh i ndjeshëm. 2. që preket lehtë në ndjenjat; i prekshëm: njeri (fëmijë) i ndjeshëm; aparat i ndjeshëm (spec). 3. fig. i dukshëm, i rëndësishëm: fitime (humbje) të ndjeshme; në mënyrë të ndjeshme.

pagjëshëm:

pagjësh/ëm (i), -me (e) mb., edhe si em., bised. i varfër: familje e pagjëshme.