Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atje
atje:

atjé ndajf. 1. në një vend larg nesh; në po atë vend ku ndodh edhe diçka tjetër; kund. këtu: ai atje; atje në majë të malit; ulu atje në fund; qeni leh atje ku ha (fj. u.). 2. në atë gjë, në atë çështje: atje më rri mendja.

Antonime:
këtu
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...frikë të turbullt që i shkaktonte, qysh prej disa muajsh, ndjesia e pamundësisë, me të cilën ishte lidhur misioni i tij. Ushtria ishte atje poshtë. jashtë kohës, e ngrirë, e kalcifikuar, e mbuluar me dhé. Ai kishte marrë detyrën ta ngrinte nga balta këtë ushtri. Ngritja e saj i shkaktonte frikë. Ishte një mision i panatyrshëm, ku do të kishte shumë verbëri, shurdhim dhe mosgjë. Pasojat mund të ishin të papritura. Toka që ishte shfaqur, më në fund, atje poshtë, në vend që t'i jepte njëfarë sigurie me pamjen e saj të rrokshme, përkundrazi, i kishte shtuar frikën. Mospërfilljes së të vdekurve...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...ngjarjeve të tilla, ata nisën të lëviznin më shumë midis shtëpive të tyre të rralla, madje shkonin edhe më larg, te Korija e Plepave, atje ku tani shëtiste rrallëkush, qysh se iu bë prita Dukës së Gjinit, pak kohë para prishjes së krushqisë me kryezotin tonë. Kishte të tjerë, që shkonin te shegët e egra, te Pesë Puset, pastaj nëpër tërthore dilnin te çeltina e Mark Kasnecit, shpërvilnin tirqet për të kaptuar llumishten e për të dalë te Udha e Madhe. Atje, nëse lajmet ishin vërtet të tilla, saqë s'i mbanin dot përbrenda, këmbët vetvetiu e përpinin udhën gjer te Bujtina e dy Robertëve. Atje...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...mend se vinte andej. Tjetri dukej i qetë në fytyrë, gati-gati buzëqeshës. - Kemi nevojë për një sqarim, më saktë dy-tri sqarime të thjeshta, - tha ai, duke i ulur sytë mbi ca letra që mbante përpara. - Besoj se do të na ndihmoni. - Patjetër, - u përgjigj dramaturgu. Tek akti i dytë, mendoi. Atje ku shfaqej fantazma. Kishte vënë re se gabimi, nëse kishte të tillë, shfaqej zakonisht në fundin e aktit të dytë. Megjithatë, nuk po e kuptonte se përse për një gjë të tillë duhej të përgjigjej në hetuesi e jo në Këshillin artistik të Teatrit, si zakonisht. - Është fjala për një çështje delikate...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...tërheq shoqërinë bashkëkohore që të përdorë tipe të njëjta objektesh qofshin ato nga natyra figurative apo utilitare. Sot ndërtojnë dhe vishen njësoj në Paris, Yarshavë, Rio de Zhaneiro dhe në Pakistan. Ekspozitat e pikturës janë jashtëzakonisht të ngjashme prej Sidnejit deri në Osllo, Madje edhe atje ku shfaqet njëfarë stagnimi, si në Bashkimin Sovjetik, aplikohen forma të gjuhës figurative që u rezistojnë disa përvojave bashkëkohëse, por që e vazhdojnë artin e djeshëm të perëndimit, duke mos krijuar kurrfar formash apo materialesh". Nuk do mend se teknika, e cila mund të drejtojë pak a shumë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...madh i penestëve, ishte kryeqendra e krahinës, kurse kështjellat që përmenden rreth saj ishin, me sa duket, qendra me funksione më të ngushta administrative e mbrojtëse. Burimet nuk sjellin të dhënat e nevojshme për të përcaktuar sa njësi të tilla kishte mbretëria, megjithatë, duhet menduar se atje ku kemi një qytet të rëndësishëm, rreth tij kemi dhe një krahinë që formonte një njësi administrative të mbretërisë. Nuk mund të kërkohet kjo për krahinat e thella malore ku jeta qytetare nuk u zhvillua. Rolin e qendrave kanë mundur ta luajnë këtu vetëm fortesat e vogla që shërbenin si seli e aristokracisë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
atme:

atmé,-ja f. poet. atdhe.

athje:

áthj/e,-a f. mpirje; athëtim.

etje:

étj/e,-a f. 1. nevojë a dëshirë e organizmit për ujë: më merr etja; shuaj etjen. 2. fig. dëshirë e madhe për diçka: etja për dije; etje për lavdi (për pushtet) (keq.) lakmi.

matje:

mátj/e,-a f. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve: matja e tokave.

ajet:

ajét,-i m. sh. -e(t) fet. varg i kuranit.