Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atintan
atintan:

atintán,-i m. kryes. sh. -ë(t) hist. pjesëtar i njërit nga fiset kryesore ilire, që banonte midis Vjosës dhe Osumit;

atintan:

atintán,-e mb. që lidhet me atintanët, i atintanëve: fisi atintan.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ilir. Ndërkaq ilirët që kishin zënë Foiniken ndërmorën një sulm të fuqishëm kundër lëmit epirot që ndodhej në anën e përtejme të lumit (Bistricës). Epirotët u shpartalluan plotësisht, duke lënë në fushë të luftës shumë të vrarë e të plagosur; vetëm një pjesë mundën të shpëtojnë e të ikin tek atintanët. Por edhe këtë radhë dështimin e epirotëve Polibi e shpjegon me befasinë e goditjes ilire dhe shkujdesjen e armiqve të tyre. Pas këtij dështimi epirotët e humbën çdo shpresë në fuqitë e veta dhe iu drejtuan për ndihmë aleatëve të tyre etolë e aheas. Ndihma nuk vonoi t’u jepej dhe forcat e të...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
atentat:

atentát,-i m. sh. -e(t) përpjekje për të vrarë një njeri që cilësohet si armik; / fig. përpjekje për të goditur e për të dëmtuar diçka: atentat kundër demokracisë.

titan:

titán,-iI m. sh. -ë(t) kim. metal i bardhë si argjendi, që përdoret në industri i lidhur me metale të tjera. (simboli Ti).

titan:

titán,-iII m. sh. -ë(t) 1. mit. qenie e përfytyruar si një njeri me trup shumë të madh e me fuqi të mbinatyrshme dhe që ndeshej me perënditë. 2. fig., edhe lart., njeri me fuqi të jashtëzakonshme; njeri shumë i shquar, vigan: titanët e shkencës.