Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atillë
atillë:

atíllë (i, e) përem. i të njëjtit lloj me një tjetër larg nesh, i ngjashëm nga vetitë me të, si ai; që është në një shkallë të lartë cilësie ose në gjendjen që përcaktohet në fjalinë e varur; kund. i këtillë: një mendim i atillë; diçka e atillë pak a shumë po ajo gjë; në rrethana të atilla; ka çaste të atilla, sa vlejnë me një jetë; i atillë e i këtillë përdoret kur zëvendësojmë fjalët, zakonisht sharëse, që janë thënë për dikë.

Antonime:
i këtillë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...mendoj se këta njerëz fshehin shumë gjëra. Pas buzëqeshjes dhe mirësjelljes së tyre ka diçka tinëzare. Jo më kot në veshjet e mëndafshta, në çallmat, në shallvaret dhe në xhybet e tyre nuk ka vija të drejta, kënde, thyerje ose kthesa. Çdo gjë është e papërcaktuar dhe e bërë në një mënyrë të atillë, që të ndërrojë formë vazhdimisht. Pas një veshjeje të tillë të vagëlluar është vështirë të dallosh krahun që mban një thikë nga krahu që mban një lule. Por, në fund të fundit, si mund të presësh çiltërsi nga një komb që fsheh burimin e vet: gratë. Para ca kohësh më qëlloi të shikoja një njësi...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...tha si nëpër gjumë. - Është e vërtetë. - Edhe ne kemi vrarë. Prifti heshti. - Edhe ne kemi vrarë, - përsëriti gjenerali. - Varret e tyre janë kudo. Do të ishte shumë e turpshme dhe e trishtueshme, sikur varrezat e ushtarëve tanë të ishin fare të vetmuara. Prifti tundi kokën në një mënyrë të atillë, që nuk u kuptua nëse bëri “po" apo "jo". - Ngushëllim i vogël, - tha gjenerali. Prifti prapë tundi kokën sikur të thoshte: S'ke ç'i bën. - Nuk ju kuptova, - tha gjenerali, - është apo s'është k gjë një ngushëllim për ne?! Prifti hapi pëllëmbët. - Unë jam fetar, - tha, - unë nuk e përkrah...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
tillë:

tíllë (i, e) dëft. 1. i ngjashëm me një tjetër, i të njëjtit lloj me të; i këtillë: diçka e tillë është pak a shumë kjo gjë është. 2. shpreh një shkallë të lartë të cilësisë ose përforcon një vlerësim: një njeri të tillë s’e gjen; një gjë e tillë s’është dëgjuar.

çotillë:

çotíll/ë,-a f. sh. -a(t) tundësi i qumështit.

grillë:

gríll/ë,-a f. sh. -a(t) zool. rosë e egër uji, me pendë të murrme dhe me bisht të shkurtër.

këtillë:

këtíllë (i, e) mb. i ngjashëm me një tjetër që është pranë atij që flet; si ky a si kjo; i tillë; kund. i atillë: nuk është i këtillë; / shpreh një shkallë të caktuar të cilësisë a një gjendje, siç tregohet në fjalinë e varur: diçka e këtillë pak a shumë kjo gjë; në raste të këtilla.

krillë:

kríll/ë,-a f. sh. -a(t) zool. zog i madh shtegtar si lejleku, i përhimë e me sqep të shkurtër: shtegtojnë krillat.