Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës athetor
athëtor:

athëtór,-e mb. i athët: mollë athëtore.

Të ngjashme:
athëtoj:

athët/ój kal., -óva, -úar 1. e bëj të athët: e athëtoi gjellën. 2. v. III më tharton e më mbledh gojën: më athëtuan kumbullat.

atdhesor:

atdhesór,-e mb. që lidhet me atdheun, i atdheut; për atdheun: mall atdhesor.

atdhetar:

atdhetár,-i m. sh. -ë(t) ai që e do atdheun dhe përpiqet për të mirën e tij, patriot.

ethator:

ethatór,-i m. sh. -ë(t) mashkulli (i një kafshe) i aftë për të ethur, mbarsës, racator.

kthetër:

kthét/ër,-ra f. sh. -ra(t) 1. thua i mprehtë dhe i kthyer (zakonisht te disa shpendë grabitqarë): kthetrat e shqiponjës. 2. fig. sundim a shfrytëzim i egër; dhunë: ra në kthetrat e mashtruesve; në kthetrat e vdekjes në çastet e fundit të jetës.