Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atheti
athëti:

athëtí,-a f. athtësi.

Sinonime / Të përafërta:
athtësi
Të ngjashme:
athëtim:

athëtím,-i m. 1. veprimi sipas foljeve. 2. athtësi. 3. athëtimë.

athët:

áthët (i, e) mb. 1. që është pak i thartë e të mbledh gojën: shije e athët; verë e athët. 2. që të shpon a të djeg hundët: erë e athët. 3. që është me të ftohtë të hidhur, që të than: dimër i athët. 4. fig. i ashpër e i pakëndshëm: fjalë të athët.; / zemërak e i ashpër: njeri i athët.

athët:

áthët,-it (të) as. 1. shija e athët. 2. të ftohtë i hidhur.

athët:

áthët ndajf. në mënyrë të athët, thartë, hidhur: i foli athët; i erdhi athët.

akthetim:

akthetím,-i [lexo: akt-hetim] m. sh. -e(t) drejt. dokument a akt i hetimit.