Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës athet
athët:

áthët (i, e) mb. 1. që është pak i thartë e të mbledh gojën: shije e athët; verë e athët. 2. që të shpon a të djeg hundët: erë e athët. 3. që është me të ftohtë të hidhur, që të than: dimër i athët. 4. fig. i ashpër e i pakëndshëm: fjalë të athët.; / zemërak e i ashpër: njeri i athët.

athët:

áthët,-it (të) as. 1. shija e athët. 2. të ftohtë i hidhur.

athët:

áthët ndajf. në mënyrë të athët, thartë, hidhur: i foli athët; i erdhi athët.

Sinonime / Të përafërta:
hidhur
Të ngjashme:
atlet:

atlét,-i m. sh. -ë(t) sportist që merret me atletikë.

atlet:

atlét,-e(t) f. sh. bised. këpucë të lehta sportive.

athem:

áthem vetv. mpihem; athëtohem: m’u athën gishtat. / pës. áthet v. III.