Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atht
Të ngjashme:
asht:

asht,-iI m. sh. éshtra(t) kockë, eshtër: ashti i këmbës; i vajti deri në asht.

asht:

asht,-iII m. sh. -a(t) bot. barishte me gjethe të vogla vezake dhe me lule ngjyrëvjollcë.

athët:

áthët (i, e) mb. 1. që është pak i thartë e të mbledh gojën: shije e athët; verë e athët. 2. që të shpon a të djeg hundët: erë e athët. 3. që është me të ftohtë të hidhur, që të than: dimër i athët. 4. fig. i ashpër e i pakëndshëm: fjalë të athët.; / zemërak e i ashpër: njeri i athët.

athët:

áthët,-it (të) as. 1. shija e athët. 2. të ftohtë i hidhur.

athët:

áthët ndajf. në mënyrë të athët, thartë, hidhur: i foli athët; i erdhi athët.

ath:

ath kal., -a, -ur mpij; athëtoj: të ath gjuhën.