Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atestoj
atestoj:

atest/ój kal., -óva, -úar zyrt. njoh zyrtarisht një gradë a një titull për dikë sipas veprimtarisë; përcaktoj shkallën e aftësive profesionale dhe të përgatitjes arsimore e kulturore të dikujt. / pës. atestóhem.

Të ngjashme:
testoj:

test/ój kal., -óva, -úar e marr dikë në provë me një test, bëj një test. / pës. testóhem.

arrestoj:

arrest/ój kal., -óva -úar kap dikë që dyshohet për një faj dhe e mbaj nën rojë; vë në arrest, paraburgos; ndaloj. / pës. arrestóhem.

asistoj:

asist/ój jokal., -óva, -úar libr. 1. jam i pranishëm: asistoj në mbledhje. 2. kal. ndihmoj me para, me mjete pune, me drejtim shkencor etj. një vend a një institucion. / pës. asistóhem.

atashoj:

atash/ój kal., -óva, -úar libr. caktoj dikë të punojë pranë një organi, një institucioni a një njeriu; vë një sipërmarrje a një institucion në varësi të një tjetri më të madh.

athëtoj:

athët/ój kal., -óva, -úar 1. e bëj të athët: e athëtoi gjellën. 2. v. III më tharton e më mbledh gojën: më athëtuan kumbullat.