Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atelie
atelie:

atelié,-ja f. sh. -(të) dhomë e posaçme, ku punon piktori, skulptori, fotografi etj.; studio.

Sinonime / Të përafërta:
studio
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...qëndisur e tëra me ar dhe ka përmasat 1m dhe 70 cm. Ikonat që u përkasin shekujve XIII-XIV janë më të shumta, si ajo e tre Jerarkëve e kishës së Shën Vlashit në Vlorë etj.. Një prej përfaqësuesve të kësaj epoke është ikona me përmasa të mëdha, ajo e Shën Mëhillit. Mendohet të jetë bërë në një nga atelietë e rrethit të Korçës. Kritikë të huaj të artit bizantin e kanë quajtur « Xhokonda shqiptare ». Kjo ikonë evokon traditën e pasur të shkollës së Ohrit. Engjëlli Mihali kompozuar në plan ballor e monumental është i veshur me atributet e strategut të forcës qiellore dhe mban në njërën dorë globin...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
arterie:

artéri/e,-a f. sh. -e(t) 1. anat. enë gjaku që del nga zemra. 2. edhe fig., rrugë kryesore a linjë e rëndësishme për shpërndarjen e diçkaje.

materie:

matéri/e,-a f. 1. filoz. kategori kryesore filozofike, që shënon lëndën a botën materiale në raport me ndërgjegjen: materia dhe ndërgjegjja. 2. libr. lëndë, material: materie e ngurtë (e lëngët, e gaztë, organike).

satelit:

satelít,-i m. sh. -ë(t) 1. trup qiellor që rrotullohet rreth një planeti a rreth një ylli: Hëna është satelit i Tokës. 2. aparaturë e posaçme elektronike e lëshuar në orbitë rreth Tokës ose rreth një trupi tjetër qiellor për vëzhgime e për studime shkencore, për ndërlidhje etj.: satelit artificial. 3. edhe si mb., fig. keq. shtet që ndjek në mënyrë të verbër politikën e një shteti tjetër: vende (qeveri) satelite.

atlete:

atlét,-e, -ja f. sh. -e(t).

apelim:

apelím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes: e drejta e apelimit.