Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ate
atë:

át/ë,-i m. sh. étër(it) 1. baba: atë e bir; im atë; gjallë i ati (i ati në vend) i ngjan krejt babait; atë pas ati brez pas brezi; / sh. të parët, baballarët: etërit tanë; etër e bij. 2. fet. titull që u jepet priftërinjve e murgjve; personi i parë i trinisë së shenjtë; / sh. apostujt e kishës së krishterë.

Sinonime / Të përafërta:
baba
baballarët
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...efektshmërisë në planin rrëfimtar) me qëndrimin afektiv të autorit: nëse fola më sipër për roman subjektiv, duhet pranuar se ky subjektivizëm është mjaft i veçantë. Ismail Kadareja i lejon të shohë “beroit" të vet - pra, të tregojë - vetëm çka i përshtatet atij, domethënë, atë që përputhet me natyrën e tij dhe, posaçërisht, atë të një gjenerali që vjen në një tokë të huaj, njësoj siç kishin ardhur ushtritë fashiste, mbledhjen e pasojave dhe të provave të pakundërshtueshme të bumbjes së tij. Tërë shkallëzimi dramatik i romanit mbështetet mbi këtë përmbysje / inversion: një gjeneral (që mund të...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...njohur e të panjohur. Ai dridhej e shkumëzonte, sikur përpiqej t'i hidhte gjymtyrët e veta tutje, mbi Ujanën e keqe, kurse kokën në drejtim të kundërt. Dikush u përpoq dy-tri herë t'ia mbante kryet, siç bëjnë zakonisht në këto raste, që të mos i çahej nga përplasja, por ishte e pamundur ta mbaje atë kokë gjysmëtullace. - Kjo është një shenjë nga lart, - tha dikush nga ata që rrinin përreth. Ky ishte një burrë i hollë, që, kur e pyetën më vonë se ç'punë bënte, tha se ishte falltar shëtitës. - E çfarë shenje qenka kjo? - pyeti një tjetër. Me sytë e vet të shuar, njeriu vështroi një copë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...përmirësuar strukturën e ushqimit, duke përdorur gjerësisht mishin e pjekur, i cili luajti një rol të madh në përmirësimin e mëtejshëm biologjik të tij. Zjarri qe një arritje shumë e rëndësishme për kohën, sepse i dha njeriut për të parën herë zotërimin mbi një fuqi të caktuar të natyrës, që e ndau atë përfundimisht nga bota e kafshëve. Banorët e paleolitit të mesëm jetonin me prodhimet, që i gjenin të gatshme në natyrë dhe sidomos me gjueti, e cila përbënte edhe drejtimin kryesor të veprimtarisë së neandertalasve. Me mbledhjen e frutave dhe të zhardhokëve, me ruajtjen e zjarrit, me rritjen...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...këtyre letërsive e imitojnë me ngulmë letërsinë popullore ose, tekembramja, e shfrytëzojnë thesarin popullor me qëllim që të tërheqin interesimin e opinionit — kur shkruajnë vjersha dhe proza, apo të shikuesve — kur shkruajnë drama dhe skenarë filmi. Mediokritetet e këtij interesimi pohojnë se në atë mënyrë duan të jenë autoktonë, por, meqenëse janë përgjysmë të aftë, bëhen epigonë të letërsisë popullore dhe zhyten në folklorizëm dhe në primitivizëm. Disa prej mediokriteteve të tjera të këtyre letërsive i imitojnë shkrimtarët e huaj dhe i imitojnë, kryesisht dhe përfundimisht, ata shkrimtarë të...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...çuditërisht pa ashpërsinë që ai kishte përfytyruar. S'jam as njëra, as tjetra. Ahere nxirre, ç'dregin je? Fol! Mos thuaj më s'e di. Me një lehtësi të papritur, dora e tij kishte bërë atë për të cilën ishte matur dy-tri herë në jetën e tij, pa e kryer dot kurrë, kapjen për flokësh të vajzës. Kishte kujtuar se do t'i hapte gishtat në çast, për t'i liruar ata flokë si të ishin prej zjarri, por dora jo vetëm s'iu bind, por atë kokë të bukur, që vetëm pak çaste më parë e kishte ledhatuar ëmbëlsisht, e kishte shtyrë gjithë pezm drejt bibliotekës. Një krehër i vajzës kishte rënë, e pas krehrit një grumbull...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
ane:

ané,-ja f. sh. -(të) krahin. nënë.

ata:

atá (dhan. atyre, tr. e shkurt. u; kallz. ata, pas parafj. ta, tr. e shkurt. i; rrjedh. atyre, pas parafj. tyre) përem. 1. vetor. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë mashkullore jo të pranishme ose të përmendura më parë: erdhën ata; ata s’duan; disa prej tyre; rri ca me ta. 2. dëft. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë mashkullore larg folësit ose të përmendura më parë se të tjera (kur krahasohen); kund. këta: ata fëmijë; ata plepa; atyre që mungojnë; / tregon frymorë a sende në përgjithësi, kushdo; / bised. përdoret para një emri mashkullor shumës për të përforcuar vlerësimin, mospërfilljen etj.: po ata kuaj; po ata aktorë; gjithë ata njerëz!

atje:

atjé ndajf. 1. në një vend larg nesh; në po atë vend ku ndodh edhe diçka tjetër; kund. këtu: ai atje; atje në majë të malit; ulu atje në fund; qeni leh atje ku ha (fj. u.). 2. në atë gjë, në atë çështje: atje më rri mendja.

atme:

atmé,-ja f. poet. atdhe.

ato:

ató (dhan. ayre, tr. e shkurt. u; kallz. ato, pas parafj. to, tr. e shkurt. i; rrjedh. atyre, pas parafj. tyre) përem. 1. vetor. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë famërore jo të pranishme ose të përmendura më parë: le të vijnë edhe ato; me to mbaron punë; e kam prej tyre; ato të grave (euf.) të përmuajshmet e grave. 2. dëft. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë femërore larg folësit ose të përmendura më parë se të tjera (kur krahasohen); kund. këto: ato gra; ato pjata; / tregon në përgjithësi mendime, çështje a rrethana që janë përmendur: ato që dinte, i tha.