Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atdhetar
atdhetar:

atdhetár,-i m. sh. -ë(t) ai që e do atdheun dhe përpiqet për të mirën e tij, patriot.

atdhetar:

atdhetár,-e mb. që lidhet me atdhetarin; që ka dashuri për atdheun ose që frymëzohet nga dashuria për të, atdhedashës; patriotik: frymë (këngë) atdhetare.

Sinonime / Të përafërta:
patriot
atdhedashës
patriotik
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...rrethuan qytetin e Beratit, tashmë të boshatisur nga popullata, për shkak të pamundësisë për t’u mbrojtur, dhe ia kishin vënë syrin bibliotekës së manastirit të Theollogut dhe të kishës së Shën Gjergjit, thesarit më të madh të qytetit. Deri në prag të Luftës së Dytë Botërore (kur u fsheh nga atdhetarët beratas për të mos rënë në duart e pushtuesve) « Kodiku i Purpurt i Beratit » ishte jo vetëm një libër (dorëshkrim) për bibliotekën, por edhe tekst liturgjie. Një herë në vit mesha mbahej sipas ungjijve të këtij teksti. « Kodiku i Purpurt i Beratit » vlerësohet gjithashtu për historinë e shkrimit...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
atdhetari:

atdhetarí,-a f. dashuria për atdheun dhe ndjenja e detyrës për të punuar e për të luftuar për të; të qenët atdhetar, atdhetarizëm,atdhedashje; patriotizëm: shembull atdhetarie.

atdhetare:

atdhetár,-e, -ja f. sh. -e(t).

atdhesor:

atdhesór,-e mb. që lidhet me atdheun, i atdheut; për atdheun: mall atdhesor.

dhetar:

dhetár,-e mb., edhe si em. vendës; kund. ardhës.