Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atdhesi
atdhesi:

atdhesí,-a f. atdhedashuri; të qenët atdhetar: atdhesia e poetit.

Të ngjashme:
atdhesor:

atdhesór,-e mb. që lidhet me atdheun, i atdheut; për atdheun: mall atdhesor.

çatdhesim:

çatdhesím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes.

atdhe:

atdhé,-u m. vendi ku kemi lindur e ku kanë jetuar të parët tanë; vendbanimi i përhershëm i një populli: dashuria (malli) për atdheun; mbrojtja e atdheut; / vendi ku lind e zhvillohet diçka për herë të parë: atdheu i patates (i futbollit).

athtësi:

athtësí,-a f. të qenët i athët; shije e athët.

bardhësi:

bardhësí,-a f. 1. të qenët i bardhë; ngjyra e bardhë e diçkaje: bardhësia e borës (e gëlqeres, e lëkurës); ndrit nga bardhësia. 2. fig. pastërtia e ndjenjave: bardhësia e shpirtit.