Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atdhedashuri
atdhedashuri:

atdhedashurí,-a f. dashuria për atdheun; atdhetari, atdhedashje.

Sinonime / Të përafërta:
atdhetari
atdhedashje
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...i Turchi nella lingua loro chiamato Scanderbeg, cioè Alessandro Magno) është hartuar nga M. Segoni në disa faqe dhe është shfrytëzuar si dorëshkrim nga disa autorë të vjetër, bashkëkohës me autorin apo më të vonë. Ai u botua për herë të parë më 1981 nga studiuesi italian Agostin Pertusi. Atdhedashuria e thellë, ndjenja e detyrës për të përjetësuar epopenë shqiptare të shek. XV dhe figurën legjendare të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, e për t’i përdorur ato si shembull e burim frymëzimi në luftën për liri, ishin arsyet që e shtynë M. Barlecin t’i përkushtohej hartimit të veprave mbi historinë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"