Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atdhe
atdhe:

atdhé,-u m. vendi ku kemi lindur e ku kanë jetuar të parët tanë; vendbanimi i përhershëm i një populli: dashuria (malli) për atdheun; mbrojtja e atdheut; / vendi ku lind e zhvillohet diçka për herë të parë: atdheu i patates (i futbollit).

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...habitem si nuk pini ju. Madje, habitem fort. - Unë s'kam pirë kurrë alkool, - tha prifti. - Megjithatë, çuditem se si nuk filloni të pini tani. Të pini çdo natë, kështu si unë, që të harroni atë që shikoni ditën. -Përse duhet të harroj atë që shikoj ditën? - tha prifti. - Sepse ne kemi një atdhe me këta të mjerë. - Gjenerali i ra me gisht çantës. - Nuk ju vjen keq për ta? - Mos më fyeni, - tha prifti. - Edhe unë jam patriot. Gjenerali buzëqeshi. - A e dini? - tha. - Këto tri ditë kam vënë re se bisedat tona u ngjajnë dialogëve të mërzitshëm të ca dramave moderne. Edhe prifti buzëqeshi...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...trojanëve. Kjo pa dyshim flet për një gjendje sociale pak a shumë të ngjashme me atë të fiseve fqinje të Greqisë. Në një vend të poemës « Odisea » flitet për Feidonin, prijësin me origjinë fisnike të thesprotëve, i cili pasi strehoi dhe mirëpriti në pallatin e vet Odisenë, gjatë kthimit për në atdhe, përgatiti një nga anijet e tij të shpejta për ta dërguar atë në Itakë. Sipas këtij tregimi mitik, Feidoni përfaqëson këtu njërin nga krerët që jetonte në një nga pallatet më të pasura të thesprotëve. Këta kishin anijet e veta e njerëz që u shërbenin. Shumë kuptimplotë në këtë drejtim është dhe...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...gjitha kohërave, Dante Aligieri, është detyruar t'i kalojë shumë vite si mërgimtar në Francë dhe ka vuajtur se do të vdesë pa e parë edhe një herë Firencën e tij të dashur; poeti i madh francez, Viktor Hygo, ka jetuar afro njëzet vite i mërguar në një ishull të Lamanshit dhe ju ka lejuar të kthehet në atdhe vetëm atëherë kur e kishte njërën këmbë në varr; Dostojevski, Çernishevski dhe një numër i tërë shkrimtarësh rusë të shekullit të kaluar janë kalbur me vite nëpër kazamatet e pushtetit carist; prozatori i shquar francez, Emil Zola, në vend të kujdesit shtetëror për jetën e tij është gjetur i helmuar...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
ardhje:

árdhj/e,-a f. sh. -e(t) shih te vij.

ardhme:

árdhm/e,-ja (e) f. 1. koha që pritet të vijë, periudha pas së tashmes: në një të ardhme të afërt; / gjuh. koha e ardhme. 2. gjendje e mirë që pritet të vijë; kushtet e ngjarjet që do të ndodhin: e ardhme e sigurt; ka të ardhme; njeri pa të ardhme.

atashe:

atashé,-u m. sh. -(të) dipl. nëpunës që drejton një fushë veprimtarie në një përfaqësi diplomatike: atashe tregtar (ushtarak).

atdhesi:

atdhesí,-a f. atdhedashuri; të qenët atdhetar: atdhesia e poetit.

fidhe:

fidhé,-të f. sh. makarona shumë të holla, zakonisht për supë.