Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atavizëm
atavizëm:

atavíz/ëm,-mi m. 1. biol. rishfaqje e disa tipareve a e vetive të paraardhësve të largët te njerëzit, te kafshët ose te bimët. 2. fig. libr. mbeturinë e trashëguar nga e kaluara, gjurmë e së vjetrës.

Të ngjashme:
afarizëm:

afaríz/ëm,-mi m. veprimtari ekonomike afariste: merret me afarizëm.

fatalizëm:

fatalíz/ëm,-mi m. pikëpamje e bindje mistike, sipas së cilës gjithçka që ndodh në natyrë, në shoqëri dhe në jetën e njeriut është e paracaktuar nga fati; besim i verbër te fati.

ateizëm:

ateíz/ëm,-mi m. mohimi i qenies së çfarëdo perëndie; mosnjohje e çdo besimi fetar.