Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atavik
atavik:

atavík,-e mb. libr. që lidhet me atavizmin; që shfaqet si atavizëm: mendësi atavike.

Të ngjashme:
arabik:

arabík,-e mb. që lidhet me Arabinë, i Arabisë: gadishulli arabik.

atomik:

atomík,-e mb. që lidhet me atomin, me energjinë e çliruar nga zbërthimi i tij ose me shfrytëzimin e kësaj energjie, i atomit: pesha atomike; reaktor (central) atomik; armë (bombë) atomike.

satanik:

sataník,-e mb. djallëzor.

apatik:

apatí,-k, -ke mb. libr. që ka rënë në apati; i plogët, i mpitë.

statik:

statík,-e mb. 1. fiz. që lidhet me statikën, i statikës. 2. spec. i ngulitur; i palëvizshëm; kund. dinamik: gjendje statike e trupit; pjesët statike të një pajisjeje. 3. fig. libr. i ngurtë, i ngrirë: lojë statike; figurë statike (në një pikturë etj.); / që nuk ndryshon e nuk zhvillohet; që i sheh gjërat të shkëputura nga ndryshimi e zhvillimi: paraqitje statike.