Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atashoj
atashoj:

atash/ój kal., -óva, -úar libr. caktoj dikë të punojë pranë një organi, një institucioni a një njeriu; vë një sipërmarrje a një institucion në varësi të një tjetri më të madh.

Të ngjashme:
afishoj:

afish/ój kal., -óva, -úar 1. ngjit një afishe diku. 2. fig. libr. e nxjerr diçka para të tjerëve a e vë në dukje me qëllim. / pës. afishóhet v. III.

atestoj:

atest/ój kal., -óva, -úar zyrt. njoh zyrtarisht një gradë a një titull për dikë sipas veprimtarisë; përcaktoj shkallën e aftësive profesionale dhe të përgatitjes arsimore e kulturore të dikujt. / pës. atestóhem.

trashoj:

trash/ój kal., -óva, -úar trash.

atashim:

atashím,-i m. veprimi sipas foljeve.

amshoj:

amsh/ój kal., -óva, -úar libr. përjetësoj.