Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ata
ata:

atá (dhan. atyre, tr. e shkurt. u; kallz. ata, pas parafj. ta, tr. e shkurt. i; rrjedh. atyre, pas parafj. tyre) përem. 1. vetor. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë mashkullore jo të pranishme ose të përmendura më parë: erdhën ata; ata s’duan; disa prej tyre; rri ca me ta. 2. dëft. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë mashkullore larg folësit ose të përmendura më parë se të tjera (kur krahasohen); kund. këta: ata fëmijë; ata plepa; atyre që mungojnë; / tregon frymorë a sende në përgjithësi, kushdo; / bised. përdoret para një emri mashkullor shumës për të përforcuar vlerësimin, mospërfilljen etj.: po ata kuaj; po ata aktorë; gjithë ata njerëz!

ata:

atá bised. 1. vetor. tregon një send të gjinisë asnjanëse jo të pranishëm në çastin kur flasim. 2. dëft. tregon një send të gjinisë asnjanëse që ndodhet më larg folësit se një send tjetër (kur krahasohen); kund. këta: ata gjalpë; ata ujë.

Sinonime / Të përafërta:
ta
kushdo
Antonime:
këta
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...anët. Drurët pa gjethe, një ushtar me kapotë, një tjetër, më i ngrirë se i pari, gjithçka largohej si e frikësuar. Vetëm njerëzit që kishin dalë t'i prisnin po vinin grumbull drejt aeroplanit. Gjenerali zbriti i pari. Pas tij, prifti që e shoqëronte. Era e lagur iu përplas me forcë në fytyrë dhe ata ngritën qafëzat. Pas gjysmë ore, makinat e tyre ecnin me shpejtësi drejt Tiranës. Gjenerali ktheu kokën nga prifti, që vështronte i heshtur përjashta. Fytyra e këtij ishte e nemitur dhe pa asnjë shprehje. Gjenerali e kuptoi se nuk kishte asgjë për t'i thënë dhe ndezi një cigare. Pastaj vështroi...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...dukej, të shënoj ngjarjet e përditshme, që janë të rëndomta si gurët, dhe tmerret e mëdha, që janë afërsisht aq sa ç'është numri i harqeve të saj. Tani karvanet dhe karvanarët po e përhapin anembanë tokës së madhe ballkanike gojëdhënën e therorisë, që kinse u bë në këmbët e urës. Të paktë janë ata që e dinë se kjo nuk ishte një fli kushtuar orëve të ujit, por thjesht një krimi zakonshëm, dëshmitar i të cilit dhe i gjërave të tjera unë do të bëhem përpara mijëvjeçarit tonë. Them mijëvjeçarit, sepse kjo është nga ato lloje gojëdhënash që arrin të jetojë mbi një mijë vjet. Kryet i ka në vdekje...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...mediokritet vjen prej fjalës latine mediocritas, me të cilën Plauti, Ciceroni, Lukreci, Vergjili, Seneka, Taciti, Juvenali, Ovidi, Marciali dhe shkrimtarët, oratorët dhe filosofët e tjerë të Romës i kishin pagëzuar njerëzit me aftësi, mundësi, prirje, të bëra dhe, sigurisht, vlera mesatare. Me të ata i etiketonin të gjithë bashkëvendësit e vet që s'kishin prirje të radhiteshin në krye të rreshtit, por as nuk pajtoheshin të gjendeshin diku në fundin e tij; romakët e mëdhenj i kishin pagëzuar me këtë shprehje, pra, individët mesatarë, që e ndjenin veten të sigurtë ndërmjet të parëve dhe të fundmëve...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...etj.). Në depozitimet neolitike të vendit tonë, përzier me mbeturina të ndryshme të kulturës, janë zbuluar me shumicë dhe kocka bagëtish të imëta dhe të trasha, që tregojnë se krahas bujqësisë banorët neolitikë merreshin edhe me blegtori. Prej bagëtive ata siguronin qumështin, mishin, leshin, lëkurën etj.. Një pjesë të këtyre produkteve ata i siguronin dhe nëpërmjet gjuetisë së kafshëve të egra, kockat dhe brirët e të cilave i ndeshim gjithashtu në qendrat e banuara të kësaj kohe. Dreri ishte një nga kafshët e egra më të parapëlqyera të gjahut, i cili përveç mishit dhe lëkurës, u siguronte...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...kur skena e fundit e grindjes me të iu përtëri në kujtesë me një qartësi të padurueshme. Ishin në të njëjtin vend ku kishin pasur acarimin e mëparshëm, aty ku biblioteka bënte kënd me dritaren. Ishin thënë pothuajse të njëjtat fjalë, dhe lotët e saj ishin po ata. Në të vërtetë ishin pikërisht lotët që kishin nisur ta trembnin. Pa ata lot ndoshta do t'i kishte dhënë fund lidhjes me të qysh para dy javësh. Do ta merrte për një vajzë të përndezur më shumë se ç'duhej prej Shkollës së Arteve, që s'dinte as vetë ç'donte dhe përse derdhte lot. Çdo herë shpresonte ta zbulonte ç'fshihej pas tyre...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
aga:

agá,-i m. sh. -llárë(t) 1. hist. pronar tokash, më i vogël se beu; çifligar i pasur, pasanik. 2. bised. keq. ai që mbahet rëndë, sillet vrazhdë e do vetëm të urdhërojë.

aha:

ahá pasth. përdoret kur kujtohemi për diçka papritur, kur arrijmë të kuptojmë diçka ose kur shprehim dyshim, mospërfillje, mosbesim etj.: aha, e kuptova!; aha, s’je aq i zoti!

ama:

amá lidh. bised. por, porse; veçse: e qortoi rëndë, ama kishte të drejtë.

atë:

át/ë,-i m. sh. étër(it) 1. baba: atë e bir; im atë; gjallë i ati (i ati në vend) i ngjan krejt babait; atë pas ati brez pas brezi; / sh. të parët, baballarët: etërit tanë; etër e bij. 2. fet. titull që u jepet priftërinjve e murgjve; personi i parë i trinisë së shenjtë; / sh. apostujt e kishës së krishterë.