Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atësohem
atësohem:

atës/óhem vetv., -óva (u), -úar bëhem baba; / bëhem me baba duke u birësuar.

Të ngjashme:
aftësohem:

aftësóhem vetv. e aftësoj.

atashohem:

atashóhem vetv. hyj në një sipërmarrje a institucion, i bashkohem dhe nis të punoj atje. / pës. atashóhem.

atyshëm:

atýsh/ëm (i), -me (e) mb. që ndodhet aty; kund. i këtushëm: ngjarjet e atyshme.

çmësohem:

çmës/óhem vetv., -óva (u), -úar e harroj diçka me të cilën isha mësuar a që e kisha mësuar më parë; heq dorë nga një zakon a shprehi; kund. mësohem.

athëtohem:

athëtóhem 1. vetv. e athëtoj. 2. mpihem nga të ftohtit. 3. fig. më vjen hidhur a thartë (nga fjalët e dikujt). / pës. athëtóhem.