Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atëror
atëror:

atërór,-e mb. që lidhet me atin, i babait; si prej babai: shtëpi atërore; kujdes atëror.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...fushatë të re akoma më të fuqishme, ai nuk jetonte më dhe djemtë e tij ua lëshuan atë osmanëve dhe u strehuan në Korfuz. Nga Korfuzi trashëgimtarët e sebastokratorit të shquar, Gjon, të mbështetur edhe nga Venediku, Papati dhe Mbretëria e Napolit, nuk i reshtën përpjekjet për të çliruar zotërimet atërore, duke organizuar e duke u vënë në krye të kryengritjeve të fuqishme antiosmane. Principata e Topiajve Në kapërcim të shek. XIII-XIV, roli i familjes së shquar fisnike të Skurrajve në trevën e Arbrit u kishte kaluar fisnikëve të familjes Topia. Emri i kësaj familjeje nuk përmendet para shek....

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
katror:

katrór,-i m. sh. -ë(t) 1. gjeom. katërkëndësh kënddrejtë me brinjë të barabarta: sipërfaqja e katrorit. 2. mat. prodhimi që del nga shumëzimi i një numri me veten: katrori i numrit tre është nëntë.

natyror:

natyrór,-e mb. 1. që lidhet me natyrën, i natyrës; që buron nga natyra; që bëhet sipas ligjeve të natyrës a në kushtet e natyrës; kund. artificial. 2. që është si në jetë, i vërtetë: gjini natyrore (gjuh.) gjini që merret sipas seksit dhe jo sipas treguesit gramatikor; numrat natyrorë (mat.).

katror:

katrór,-e mb. 1. që ka trajtën e një katrori: tryezë (fytyrë) katrore. 2. mat. që lidhet me katrorin e një numri; që shërben për të matur sipërfaqen: një metër katror; masat katrore masat e matjes së sipërfaqes.

ajror:

ajrór,-e mb. që lidhet me ajrin, i ajrit; që ka ajër: hapësira ajrore; rrymë ajrore; / që ndodhet në ajër; që bëhet në ajër a nga ajri: rrënjë ajrore (bot.); lundrim (transport) ajror; sulm ajror.

amënor:

amënór,-e mb. 1. që lidhet me nënën; që është veti e nënës: dashuri amënore. 2. gjeol. që është në vendin e ngjizjes fillestare: shtresë amënore.(e naftës).