Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atëbotë
atëbotë:

atëbótë ndajf. atëherë.

Sinonime / Të përafërta:
atëherë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...vargojve të atjeshëm. Qëndroi me orë te tëra përpara harkut të parë, pa thënë asgjë. Ishte diçka, për të cilën edhe përvoja e më pleqve s'jepte asnjë përgjigje. Kaluan ditë, pastaj javë të tjera, po afronin të dyzetat, kohe në të cilën besohej se të vdekurit e plasin kokërdhokët e syve, dhe atëbotë të gjithë e kuptuan se ç'barrë e rëndë ishte, jo vetëm për familjen, po për gjithë krahinën një njeri i pavarrosur. Ishte diçka që e kapërcente gjithçka që ne njihnim për kufijtë e jetës e të vdekjes. Qëndronte midis të dyjave si urë, pa shkuar as andej, as këndej. Kishte zbritur njeriu...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...metrike të vargjeve të tij: O, ka mot 'i kangë e vogël m'a rreshkë në zemër E gjaku damar've t'kallun a' shkri deri n'thembër. (Kanga) Në vargjet e tij ndihet një tepri e tepruar fjalësh, me të cilat është gulshuar çdo tension i tyre. Në to vegjetojnë shumë fjalë të panevojshme, siç janë prej, si, atëbotë, çdo, sikur, e të tjera, që janë karakteristike për vargjet deskriptive, kundër të cilave është ngritur Lesingu para më tepër se dyqind vitesh. Megjithëse as poezia tradicionale, e aq më pak poezia e sotme nuk i duron sinonimet njërin skaj tjetrit, Hasan Hasani e ka zhagitur mendimin dhe emocionin...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
atëkohë:

atëkóhë ndajf. atëherë.

tëbutë:

tëbút/ë,-a f. bot. bungëbutë.