Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës atë
atë:

át/ë,-i m. sh. étër(it) 1. baba: atë e bir; im atë; gjallë i ati (i ati në vend) i ngjan krejt babait; atë pas ati brez pas brezi; / sh. të parët, baballarët: etërit tanë; etër e bij. 2. fet. titull që u jepet priftërinjve e murgjve; personi i parë i trinisë së shenjtë; / sh. apostujt e kishës së krishterë.

Në literaturë:
Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Sa më të afërta gjeografikisht ishin këto grupe, aq më të mëdha ishin ngjashmëritë kulturore midis tyre. Kështu, p.sh., grupi japod paraqet mjaft paralele me atë fqinjë liburn. Në Ilirinë Qendrore grupi i Matit lidhet aq ngushtë me atë të Glasinacit dhe atë dardan saqë inkuadrohen me një kompleks të gjerë kulturor MatGlasinac; ndërsa në Ilirinë e Jugut grupi devollit afron në shumë aspekte me atë pelagon dhe epirot...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...në përgjithësi, me Perëndimin. Në shek. V perandor Anastasi I, me origjinë nga ky qytet, e qarkoi atë me mure solide që u qëndruan të gjitha kohërave. Rëndësi e veçantë iu kushtua 224 ...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...e krerëve shqiptarë, mbreti Karli I Anzhu u detyrua ta lironte atë vitin tjetër, kundrejt premtimit se « nuk do të fliste e nuk do të vepronte më kundër tij ». 252 ...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...italiane dhe në atë spanjoll pas emigrimit nga Shqipëria. E drejta dhe sim bolet shtetërore Shteti shqiptar mbështetej mbi të drejtën feudale, që ishte një e drejtë privilegji, laike e 376 ...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Luftëtarët e Gjon Kastriotit iu drejtuan Krujës dhe ndërmorën sulme për çlirimin e saj. Megjithëse nuk arritën ta merrnin atë, sepse kështjella e Krujës ishte shumë e fortifikuar 415 ...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Kujtimet, kur nuk analizohen mirë, dalin të bukura edhe në qoftë se janë të hidhura dhe mjaftojnë për të thënë ashtu siç thotë ai: „I vrushkull lotësh më rrëshqiti për atë të shkueme jetë". Kur i ka shkruar vjershat e përmbledhjes Dallgët e vërrinit atij, sigurisht, nuk i ka shkuar mendja se një poeti i duhet diçka më tepër se ç'janë frymëzimet...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...aliasAnton Pashku, thotë sa vijon në lidhje me shikimin prejsë afërmi: „tash e shihsha vetëin nji faqe të saj, vetëm njifaqe, madje vetëm nji pjesë të faqes, të anës kah unë,m adje-madje vetëm nji pjesë të faqes, të anës kah unë, sepsenga ajo afërsi nuk mundsha me pa ma shumë, me e pa tanëatë faqe, tanë atë anë, secilën imtësi të saj". Ashtu shehedhe autori ynë. Në mënyrën e vrojtimit të tij, që në tëvërtetë është më tepër persiatje figurative se sa vrojtim analitik-realist, duhet parë si përparësitë ashtu edhe kufizimete metodës krijuese të Anton Pashkut: përparësitë, q...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

... Kryepeshkopët kishin për detyrë të emëronin, të shkarkonin, të transferonin e të shuguronin peshkopët e juridiksionit të tyre. Për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që kishin të bënin me administratën kishtare të provincës së tij, kryepeshkopi thërriste periodikisht sinodin provincial. Nga ana e tyre, kryepeshkopët, të shoqëruar herëherë edhe nga peshkopë të dalluar, merrnin pjesë në koncilet ekumenike, ku mblidheshin përfaqësuesit më të lartë të klerit të botës së krishterë, për t...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

... Në grupe apo si individë, shqiptarët dëshmohen të kenë lëvizur të paktën qysh në shek. XI. Kryesisht si ushtarakë ose si funksionarë të administratës bizantine, shqiptarë të veçantë apo grupe shqiptarësh ndeshen në atë kohë në viset më të ndryshme të Perandorisë, sa në Italinë e Jugut, në Dalmaci e në Bullgari, aq dhe në Peloponez e në vetë Konstandinopojë, ku dhe shumë prej tyre me kalimin e kohës u integruan...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Oh, gjithkush e gjithçkambi kurrizin e botës, që e përkund kjo natë,që dikush dje, dikush sot e dikush nesër — me shpresa la:patjetër, si gjethi n'vjeshtë, qafon t'kobshmen shtrëngatë!(Me ja mbyllë kohës dritaret, çka i bahet vuejtjes) ?ose edhe më qartë:Te unë, kjo natë, ka lëshue vetëm atë peshë të vet.Të tjerët i ka mbështjellë e i ruen në qetësi . . .tani gjanë e gjatë — më rrëfen për çmenditue lëshue ngadalë — shumë ngadalë, atë velin e vet tërandë ...

Të ngjashme:
ata:

atá (dhan. atyre, tr. e shkurt. u; kallz. ata, pas parafj. ta, tr. e shkurt. i; rrjedh. atyre, pas parafj. tyre) përem. 1. vetor. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë mashkullore jo të pranishme ose të përmendura më parë: erdhën ata; ata s’duan; disa prej tyre; rri ca me ta. 2. dëft. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë mashkullore larg folësit ose të përmendura më parë se të tjera (kur krahasohen); kund. këta: ata fëmijë; ata plepa; atyre që mungojnë; / tregon frymorë a sende në përgjithësi, kushdo; / bised. përdoret para një emri mashkullor shumës për të përforcuar vlerësimin, mospërfilljen etj.: po ata kuaj; po ata aktorë; gjithë ata njerëz!

ato:

ató (dhan. ayre, tr. e shkurt. u; kallz. ato, pas parafj. to, tr. e shkurt. i; rrjedh. atyre, pas parafj. tyre) përem. 1. vetor. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë famërore jo të pranishme ose të përmendura më parë: le të vijnë edhe ato; me to mbaron punë; e kam prej tyre; ato të grave (euf.) të përmuajshmet e grave. 2. dëft. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë femërore larg folësit ose të përmendura më parë se të tjera (kur krahasohen); kund. këto: ato gra; ato pjata; / tregon në përgjithësi mendime, çështje a rrethana që janë përmendur: ato që dinte, i tha.

aty:

atý ndajf. 1. në një vend larg meje, por afër bashkëbiseduesit ose pranë një vendi tjetër të njohur; atje; kund. këtu: po vij aty; aty te ju; aty ku ishim dje; aty hante, aty flinte. 2. afërsisht në atë kohë; atëherë: aty nga dreka (nga shtatori); aty shpejti (bised.) para pak kohësh; aty lashti (bised.) shumë kohë më parë; aty afër afërsisht; aty qante, aty qeshte.

ath:

ath kal., -a, -ur mpij; athëtoj: të ath gjuhën.

ata:

atá bised. 1. vetor. tregon një send të gjinisë asnjanëse jo të pranishëm në çastin kur flasim. 2. dëft. tregon një send të gjinisë asnjanëse që ndodhet më larg folësit se një send tjetër (kur krahasohen); kund. këta: ata gjalpë; ata ujë.