Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës at
at:

at,-i m. sh. -llárë(t) kalë shale: zihen atllarët, shkelmat i hanë gomarët (fj. u.).

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ushtria bizantine e dërguar me ngut nga perandori bizantin « për të shuar flakën, përpara se ajo të merrte dhenë », siç është shprehur një kronist bizantin, dëshmitar i ngjarjes. Gjatë betejës Bodini u zu rob dhe u dërgua në Konstandinopojë ku u mbyll në manastirin e Serxhit e të Bakut derisa i ati i tij, Mihali i Dioklesë, organizoi arratisjen e kthimin e tij në atdhe. Marrëdhëniet e Perandorisë Bizantine me Bodinin e Dioklesë vazhduan edhe më tej të tensionuara. Pas betejës së vitit 1082 në rrethinat e Durrësit, kur Bodini nuk u erdhi në ndihmë ushtrive bizantine të angazhuara në një betejë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...pranverë, kur mbinte bari i ri, ajo mbulohej prej gjelbërimit. Njëri nga punëtorët e hoqi helmetën me lopatë. Dy të tjerë nisën të shkulnin kryqin e gurtë dhe të tjerët u bënë gati të gërmonin. - Përse ky varr ka qëlluar vetëm? - pyeti gjenerali. - Këtë ushtar e vrau Nik Martini, -tha ati plak, me një zë të thellë e të dobët. Kur plaku shqiptoi emrin e Nik Martinit, gjenerali vështroi priftin në mënyrë pyetëse. - Malësor i panjohur, - e sqaroi prifti. Me dorën që i dridhej, frati po tregonte bregun, prej nga, me sa dukej, malësori kishte qëlluar. - U bë ndonjë përpjekje këtu...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...e vëllait tjetër, Gjergj Balshës, me Marijen, bijën e AndreMuzakës, nuk i penguan aspak të trija shtëpitë e vjetra princërore të harrojnë shumë shpejt muzikën e dasmës përpara lodërtive të luftës. Dasmat me të huajt nuk kanë qenë më të mbara. Qysh nga koha kur princi shqiptar Tanush Topia, i ati i kontit të madh, Karl Topisë së tanishëm, u rrëmbeu dasmorëve frëngi vajzën e mbretit të Francës, Helenë Anzhunë, që po e çonin nuse për në Bizant, një fat i zi i ka ndjekur shumë krushqi mbi dheun e Arbrit. Tanush Topia e rrëmbeu princeshën franceze me një mendjelehtësi të pafalshme, pa pyetur...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
ag:

ag,-u m. 1. dritë e zbehtë para se të dalë dielli, fillimi i ag.mit, zbardhëllima e mëngjesit: agu i parë; shkrepi agu; / gjysmerrësirë, mjegulli: duket si nëpër ag. 2. fig. poet. fillimi i diçkaje, ag.m: në ag.të lirisë. * si ag.n e syrit si dritën e syrit; i kanë vënë ag.sytë nuk i sheh qartë e nuk i kupton gjërat; i janë veshur sytë.

ah:

ah,-uI m. sh. -e(t) bot. dru i lartë i pyjeve malore, me lëvore të lëmuar e me lëndë të fortë: dërrasë ahu; zona e ahut.

ah:

ah,-uII m. sh. -e(t) britmë me shpirt që nxjerrim kur shprehim dhembje, hidhërim, habi, gëzim etj.; mallkim, nëmë: në ah të vdekjes në grahmën e fundit; e la në ahe e la në mjerim të madh a në vuajtje; e zuri ahu i nënës.

ah:

ah jokal., -a, -ur bëj “ah” kur shpreh dhembje, hidhërim etj.

ah:

ah pasth. përdoret kur shprehim dhembje, dëshpërim, kundërshtim, frikë, kënaqësi, kur na kujtohet diçka papritur etj.; a: ah, ç’më gjeti!; ah, ti qenke! ah, sa bukur!; ah, për pak harrova!