Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës astrit
astrit:

astrít,-i m. sh. -ë(t) 1. zool. gjarpër i madh e i shpejtë, me ngjyrë të verdhë e me pika. 2. fig. njeri shumë i shkathët e sypatrembur.

Të ngjashme:
artrit:

artrít,-i m. sh. -e(t) mjek. pezmatim i kyçeve, cermë.

gastrit:

gastrít,-i m. sh. -e(t) mjek. pezmatimi i cipës së brendshme të stomakut.

gastrik:

gastrík,-e mb. mjek. që lidhet me stomakun, i stomakut: lëngu gastrik.

kastriq:

kastríq,-i m. sh. -ë(t) zool. gjarpër me kokë të shtypur, me katër shirita me ngjyra të ndryshme mbi shpinë.

petrit:

petrít,-i m. sh. -ë(t) 1. zool. shpend grabitqar, i ngjashëm me skifterin, me sqep të kthyer dhe me thonj e krahë të fuqishëm; sokol. 2. edhe si mb., fig. djalë a burrë trim e i fuqishëm: djem petritë.