Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës astmë
astmë:

ástm/ë,-a f. mjek. zënia e frymës a vështirësimi i frymëmarrjes për shkak të alergjisë, të çrregullimeve në bronke, në zemër etj.

Të ngjashme:
astar:

astár,-i m. sh. -e(t) pëlhurë a diçka tjetër, që përdoret për të veshur nga brenda rrobat e trasha, këpucët etj.: astar mëndafshi.

astro:

astro- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “i trupave qiellorë, i yjeve” (p.sh. astrobiologji, astrobotanikë, astrodinamikë etj.).

atme:

atmé,-ja f. poet. atdhe.

aromë:

aróm/ë,-a f. sh. -a(t) erë e mirë, që lëshojnë lulet, bimët a lëndë të tjera: aromë trëndafili (manushaqeje).

asgjë:

asgjë pacak. asnjë gjë, kurrgjë; kund. gjithçka: nuk di (nuk tha) asgjë. 2. diçka ose dikush pa ndonjë vlerë të madhe a pa rëndësi: kjo s’është asgjë për ty; e shiti për asgjë e shiti fare lirë.