Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës assesi
assesi:

assesí ndajf. kurrsesi.

Sinonime / Të përafërta:
kurrsesi
Të ngjashme:
asbest:

asbést,-i m. min. mineral i përbërë prej fijesh të holla, që nuk digjet dhe nuk e përcjell rrymën elektrike: veçues asbesti.

sesi:

sesí ndajf. në një mënyrë të papërcaktuar, të paqartë ose pak të çuditshme: sesi ndodhi, as unë vetë nuk e di; nuk ka sesi nuk është e mundur, në asnjë mënyrë.

aftësi:

aftësí,-a f. sh. -(të) 1. të qenët i aftë; prirje e mjeshtëri, zotësi: aftësi fizike (mendore, krijuese); ka aftësi. 2. mundësia më e madhe për të bërë diçka, për të nxënë, për të prodhuar etj.: aftësia prodhuese (ujitëse); aftësia blerëse.

asgjësi:

asgjësí,-a f. libr. të qenët asgjë, asgjëja, hiçi; zbrazëti e plotë.

çastësi:

çastësí,-a f. libr. të qenët i çastshëm; kryerja e një veprimi në çast.