Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aspirine
aspirinë:

aspirín/ë,-a f. sh. -a(t) farm. lëndë kimike e bardhë e kristalore, që merret si hape kundër dhembjeve të kokës etj.

Të ngjashme:
aspirant:

aspiránt,-i m. sh. -ë(t) 1. usht. grada ndërmjet oficerit e nënoficerit. 2. ai që përgatitet për punë mësimore e shkencore pasi ka kryer studimet e larta.

aspirim:

aspirím,-i m. veprimi sipas foljes: aspirim për liri.

aspiratë:

aspirát/ë,-a f. sh. -a(t) libr. dëshirë e madhe e shpresë për t’ia arritur një qëllimi të lartë: aspirata kombëtare; aspirata për demokraci.

ashpërinë:

ashpërín/ë,-a f. sh. -a(t) tokë e ashpër; tokë e thatë.

siprinë:

siprín/ë,-a f. sh. -a(t) 1. faqja e sipërme e diçkaje; sipërfaqe: me siprinë të rrafshët (të lëmuar); siprinë xhami (mermeri). 2. faqe këpuce: makinë për qepjen e siprinave.