Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aspirate
aspiratë:

aspirát/ë,-a f. sh. -a(t) libr. dëshirë e madhe e shpresë për t’ia arritur një qëllimi të lartë: aspirata kombëtare; aspirata për demokraci.

Të ngjashme:
aspirant:

aspiránt,-i m. sh. -ë(t) 1. usht. grada ndërmjet oficerit e nënoficerit. 2. ai që përgatitet për punë mësimore e shkencore pasi ka kryer studimet e larta.

spirale:

spirál/e,-ja f. sh. -e(t) 1. tek. përcjellës ose tel me përdredhje të njëpasnjëshme rreth një pike. 2. mat. lakore me një varg rrotullimesh rreth një pike, që zgjerohen në mënyrë të njëtrajtshme. 3. diçka që ka përdredhje të shumta; rrugë me dredha; fig. rruga e ngjitjes dhe e zbritjes së diçkaje me ndryshime të shpejta e të vazhdueshme: spiralet e tymit; lëvizje (zhvillim) në trajtë spiraleje; spiralja e çmimeve. 4. si mb. që vjen duke u dredhur rreth një pike a rreth një boshti; që ngjitet a që zbret si spirale: vijë (shkallë) spirale; turjelë (sustë) spirale.

aspirinë:

aspirín/ë,-a f. sh. -a(t) farm. lëndë kimike e bardhë e kristalore, që merret si hape kundër dhembjeve të kokës etj.