Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aspekt
aspekt:

aspékt,-i m. sh. -e(t) 1. pamje e pjesshme, e paraqitur në fotografi, në film etj. 2. fig. anë, pikëpamje, vështrim: në aspektin ekonomik. 3. gjuh. kategori gramatikore në disa gjuhë, që tregon mënyrën si rrjedh veprimi: aspekti i kryer (i pakryer).

Sinonime / Të përafërta:
anë
vështrim
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...estetika e fjalës së shkruar dhe e fjalës së folur, por ekzistojnë edhe filosofia edhe estetika e fjalës së heshtur dhe e mendimit të fshehur. Filosofia dhe estetika e fjalës së shkruar dhe fjalës së folur kanë një traditë mjaft të gjatë, janë të zhvilluara tek popujt e ndryshëm dhe të pajisura me aspekte të ndryshme prej të cilave i shikojnë dhe trajtojnë çështjet e kompetencës së vet. Lirisht mund të pohohet se filosofia dhe estetika e fjalës së shkruar dhe të folur kanë çelësa të ndryshëm dhe, madje, kallauza me të cilët e deshifrojnë objektin e hulumtimit të vet duke ua bërë pakashumë të qartë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...mund të ndiqet pa ndërprerje zhvillimi i kulturës neolitike në gjithë shtrirjen e tij kohore. Materialet e gjetura në këto qendra prehistorike, krahas atyre të dala në dritë shumë kohë më parë si në Velçë të Vlorës ose rastësisht në rrethet e tjera të vendit, kanë dhënë mundësi që të njihen aspekte të ndryshme të jetës ekonomike, shoqërore dhe kulturore të banorëve neolitikë të territorit tonë, ndërsa përhapja e gjerë e këtyre vendbanimeve dhe e gjetjeve rastësore neolitike ka treguar se ky territor gjatë kësaj epoke ka qenë i banuar dendur dhe pa ndërprerje. Jeta në vendin tonë gjatë neolitit...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
asbest:

asbést,-i m. min. mineral i përbërë prej fijesh të holla, që nuk digjet dhe nuk e përcjell rrymën elektrike: veçues asbesti.

aspaktë:

aspáktë (i, e) mb. që mungon krejt; që nuk njihet fare; që nuk vlen fare.

respekt:

respékt,-i m. nderim: respekti ndaj prindërve; flet (sillet) me respekt; kam respekt (për dikë); gëzon respektin e të gjithëve.

afekt:

afékt,-i m. sh. -e(t) libr. gjendje shpirtërore e shqetësuar nga një ndjenjë e fortë zemërimi, frike, dashurie etj.

asket:

askét,-i m. sh. -ë(t) njeri që, për shkak të besimit fetar, bën një jetë të vetmuar, të ashpër e të rëndë; / fig. njeri që heq dorë nga gëzimet e jetës dhe e mundon veten.