Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aspakte
aspaktë:

aspáktë (i, e) mb. që mungon krejt; që nuk njihet fare; që nuk vlen fare.

Të ngjashme:
aspekt:

aspékt,-i m. sh. -e(t) 1. pamje e pjesshme, e paraqitur në fotografi, në film etj. 2. fig. anë, pikëpamje, vështrim: në aspektin ekonomik. 3. gjuh. kategori gramatikore në disa gjuhë, që tregon mënyrën si rrjedh veprimi: aspekti i kryer (i pakryer).

aspak:

aspák ndajf. në asnjë masë a shkallë, fare: nuk lidhet aspak me ty; / kurrsesi, në asnjë mënyrë: s’ta lejoj aspak.

pasaktë:

pasáktë (i, e) mb. jo i saktë, jo i përpiktë: matje e pasaktë; orë e pasaktë; përgjigje e pasaktë; njeri i pasaktë.

paktë:

páktë (i, e) [pákë (i, e) bised.] mb. 1. që është në sasi, në numër a në masë të vogël; që nuk është aq sa duhet, i pamjaftueshëm: i ka fjalët të pakta nuk flet shumë; ka njohuri të pakta; janë të pakë në numër. 2. i imët nga trupi: fëmijë i paktë; i pakë nga shtati.

saktë:

sáktë (i, e) mb. 1. që nuk ka ndonjë të metë a cen, i shëndoshë; që nuk ka ndonjë dëmtim a prishje; i rregullt: i saktë nga trupi (nga mendja); punë e saktë. 2. i përpiktë: ora e saktë; peshore e saktë; përgjigje e saktë. 3. që mund t’i besohet; i sigurt: njeri i saktë; lajm i saktë.